Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shtrenjtimi i detergjenteve dhe qeseve plastike rrit 20 deri 50% çmimet në dyqanet e pastrimeve kimike

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shtrenjtimi i detergjenteve dhe qeseve plastike rrit 20 deri 50% çmimet në dyqanet e pastrimeve kimike

Të gjithë ata persona të fiksuar pas rrobave dhe fanatikë të mirëmbajtjes së tyre sipas specifikimeve të etiketave (only dry clean, only wet clean etj) në këtë periudhë do të përballen me çmime të shtrenjtuara të pastrimeve kimike në Tiranë.

Sipas një vëzhgimi në terren nga “Monitor” aktualisht në shumë zona të kryeqytetit, si Kinostudio, Fresku, ish Blloku dhe Komuna e Parisit është shënuar rritje e çmimeve për pastrimin e rrobave.

Bizneset pohuan se këtë periudhë po vuajnë shtrenjtimin e lartë të detergjenteve, lëndëve specifike për pastrimin e njollave, qeseve dhe varëseve çka i ka detyruar të rrisin çmimet nga 20 deri 50% më shumë se vjet.

Vera H. zotëron 3 dyqane të pastrimit kimik në zonën e Kinostudios dhe Freskut. Ajo tha për Monitor se në këtë periudhë ka rritur çmimet deri 50% më lart se vjet për disa veshje, si këmishat, fustanet dhe xhupat me pupla për shkak të shtrenjtimit të kostove nga lëndët e pastrimit.

“Çmimi i çdo detergjenti është rritur 60 deri 70 lekë më shumë. Rritje të lartë ka shënuar edhe çmimi i solucionit për pastrimin e njollave të vajit, verës apo njollave të tjera të vështira. Më parë 23 litra solvente (solucion pastrimi për njollat) shitje 6,000 lekë ndër aktualisht shitet 1,000 lekë (rritja 66%), çmimi për 500 copë varëse kushtonte 3,300 lekë ndërsa tani ka shkuar 4,500 lekë (rritja 36%), ndërsa çmimi i qeseve nga 250 lekë kg po blihet 480 lekë kg (92% më e lartë se vjet)”.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të detergjenteve dhe solucioneve pastruese, qeseve dhe varëseve çmimet e pastrimit të veshjeve në këto 3 pika kanë shënuar rritje nga 33 deri 50%. Konkretisht për klientët që sjellin çdo javë pastrim kimik këmishat, larja e tyre e 150 lekë/copë ka shkuar në 200 lekë, rritja 33%. Çmimi i larjes se fustaneve është rritur 50% nga 400 lekë ka arritur në 600 lekë dhe i xhupave me pupël 40% nga 500 lekë në 700 lekë.

Shtrenjtimin e detergjenteve dhe solucioneve pastruese në këtë periudhë po e vuajnë në tërësi të gjitha bizneset e pastrimit kimik. Hatixhe Petoshi që mbi 5 vitesh zotëron një dyqan pastrim kimik në zonën e Komunës së Parisit thotë se deri tani ka mbajtur të pandryshuar çmimet për të mos tkurrur kërkesën. Ajo shprehet se për disa veshje siç janë kostumet çmimet e pastrimit nga muaji shtator do të rriten 20% nga 500 lekë në 600 lekë.

Znj. Petoshi thotë se pavarësisht rritjes së çmimit të detergjentit nga disa subjekte rritja është abuzive, pasi për këto biznese çmimi i energjisë ka mbetur i pandryshuar, që zë peshën më të lartë në kostot e pastrimit.

Rritje të lartë të çmimeve të pastrimit kimik janë shënuar edhe në zonën e ish Bllokut. Larja e atleteve nga 1,000 lekë kushton 2,000 lekë, rritja 100%. /Monitor

Tags: detergjenetpastrimet kimiketirane

TË LIDHURA

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!
Aktualitet

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje
Aktualitet

Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

21:30 | 30/12/2025
Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur
Aktualitet

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur

21:02 | 30/12/2025
Next Post
Ministret Kushi dhe Nagavci në 1 shtator promovojnë abetaren në Kosovë

Ministret Kushi dhe Nagavci në 1 shtator promovojnë abetaren në Kosovë

Flamuri me yllin komunist në “Sunny Hill”/Opozita: Është për të ardhur keq! Veliaj: Kënga, satirë ndaj regjimit

Flamuri me yllin komunist në "Sunny Hill"/Opozita: Është për të ardhur keq! Veliaj: Kënga, satirë ndaj regjimit

Meta: Rama urdhëroi falsifikimin e dosjes kur isha President. Ai ka rënë, është shumë rëndë!

"Nisën punimet pa shpallur fituesin e tenderit", Partia e Lirisë bën denoncimin e radhës







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja
Showbizz

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

by mirseda
22:39 | 30/12/2025
0

Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë...

Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

22:27 | 30/12/2025
Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

21:33 | 30/12/2025
Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

21:30 | 30/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com