Një shprehje e vjetër popullore thotë se jetëgjati nuk bëhet kurrë jetëshkurtër. Një mrekulli ka ndodhur me një 3-vjeçar, i cili kishte shkuar pa shenja jete në spitalin e Sarandës ku kishte rrezikuar mbytjen.
Djali i vogël nga Tirana kishte mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije. Falë ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, 3-vjeçari është kthyer në jetë.
Mjekët i kanë vendosur menjëherë oksigjen dhe sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar.
I mituri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.