Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK i sekuestron pasurinë biznesmenit me dy emra e dy mbiemra

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror ndaj biznesmenit Anton Gjinaj, ku i ka sekuestruar atij dhe familjarëve të tij dhjetëra prona, që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal. Gjinaj rezulton i dënuar në Spanjë me 8 vite e 9 muaj burg për trafik lëndësh narkotike, ndërsa ai përdor dhe dy emra, teksa përveç Anton Gjinaj, njihet dhe si Pashuk Gjini.

Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, rezulton se shtetasi Pashuk Gjini, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”.

Nga analiza e dokumentacionit të shtetasit Anton Gjinaj dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik. Dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror nr.7, datë 26.05.2021, në ngarkim të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini), 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Nga aktet e administruara rezulton se me vendimin Nr.9 të vitit 2010, të Gjykatës Provinciale të Alicante, me seli në Elce, Spanjë është deklaruar fajtor i pandehuri Pashuk Gjini dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasi Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini) dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

 

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenet 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (i ndryshuar) është paraqitur kërkesë për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini).

Nga ana e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.22 datë 27.07.2022, është vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

  1. Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), si dhe të personave të lidhur si më poshtë:
  2. Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
    2. Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr. L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
    3. Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
    4. Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr. J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
    5. Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr. K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
    6. Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr. L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
  3. Pasuri me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.
  4. Pasuri me sipërfaqe totale 120 m2, e llojit apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë.
    9. Pasuri me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.
    10. Pasuri me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
    11. Pasuri me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Tiranë.
    12. Pasuri me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
    13. Pasuri me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
    14. Pasuri me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
    15. Pasuri me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë Tiranë.
    16. Pasuri me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.
    17. Pasuri me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.
    18. Pasuri me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë.
    19. Pasuri me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
    20. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI.
    21. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli G 63 AMG.
    22. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe.
    23. Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSËAGEN”, modeli “GOLF”.

Sot me datë 28.07.2022 nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë ekzekutimi i vendimit të sekuestros të dhënë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

 

Tags: aktivitet kriminalAnton Gjinajshqiperispanje

TË LIDHURA

MJEKËSIA “PLOT”! Universitetet, 80% e maturantëve janë regjistruar në raundin e parë!
Aktualitet

MJEKËSIA “PLOT”! Universitetet, 80% e maturantëve janë regjistruar në raundin e parë!

13:37 | 13/09/2025
Mbahet seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë, kush janë 5 deputetët që nuk u betuan?
Politikë

Javën e ardhshme planifikojnë të ndryshojnë Rregulloren e Parlamentit

13:05 | 13/09/2025
U gjenden a*më dhe m*nicion në banesë, arrestohen babë e bir në Vlorë
Aktualitet

U gjenden a*më dhe m*nicion në banesë, arrestohen babë e bir në Vlorë

13:01 | 13/09/2025
Next Post
Meta: Presidenca, kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi

Ku do të gjejë krehër Ilir Meta?

Shoferi i dehur përpiqet t’i përplas me makinë, momenti tronditës si shpëton babai me të birin (VIDEO)

Shoferi i dehur përpiqet t'i përplas me makinë, momenti tronditës si shpëton babai me të birin (VIDEO)

Titaniku: Misteri i mesazhit në shishe nga Jeremia Burke

Titaniku: Misteri i mesazhit në shishe nga Jeremia Burke

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Superliga rikthehet pas dy javësh, Teuta pret Vorën me synim fitoren
Sport

Superliga rikthehet pas dy javësh, Teuta pret Vorën me synim fitoren

by mirseda
14:15 | 13/09/2025
0

Pas dy javësh ndërprerjeje për shkak të angazhimeve të kombëtares kuqezi do të rikthehen emocionet e Superligës....

MJEKËSIA “PLOT”! Universitetet, 80% e maturantëve janë regjistruar në raundin e parë!

MJEKËSIA “PLOT”! Universitetet, 80% e maturantëve janë regjistruar në raundin e parë!

13:37 | 13/09/2025
Mbahet seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë, kush janë 5 deputetët që nuk u betuan?

Javën e ardhshme planifikojnë të ndryshojnë Rregulloren e Parlamentit

13:05 | 13/09/2025
U gjenden a*më dhe m*nicion në banesë, arrestohen babë e bir në Vlorë

U gjenden a*më dhe m*nicion në banesë, arrestohen babë e bir në Vlorë

13:01 | 13/09/2025
Ke parkuar gabim”/ 42-vjeçari i shkel këmbën efektives nga inati, arrestohet

Ke parkuar gabim”/ 42-vjeçari i shkel këmbën efektives nga inati, arrestohet

10:58 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com