Shtyhet gjyqi ndaj ish kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe. Seanca e radhës do mbahet më datë 27 korrik ora 10:30. Çështja ndaj tij është në fazën e mbrojtjes, ndërkohë që për të, Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit” me një tender për kanal vaditës dhe kërkoi dënimin e tij me 3.4 vite burg.
5 vite burg kërkoi fillimisht Prokuroria e Posaçme për ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, në rast të shpalljes i fajshëm, Tushe do të vuaj 3 vite e 4 muaj burg si dhe do të përjashtohet për 5 vite nga funksionet publike. Hetimet e nisura për tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në Lushnje, çoi nën hetim 19 persona, mes tyre dhe dy biznesmenët që do kryenin punimet.
“SPAK arriti në përfundimin se tenderi kontrollohej nga kreu i Bashkisë dhe zëvendësi i tij, Gentian Nushi, kjo e vërtetuar nga komunikimet që iu gjetën në rrjetin social WhatsApp. Ndërkohë zyrtarët e tjerë orientoheshin nga drejtuesit për procedurën e tenderit”.