Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pensionistët nuk po arrijnë të përfitojnë pagesa të plota, nuk plotësojnë vitet e punës

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pensionistët nuk po arrijnë të përfitojnë pagesa të plota, nuk plotësojnë vitet e punës

Për të përfituar pensionin e plotë të pleqërisë, një person përveç kriterit të plotësimit të moshës duhet të ketë 35 vite punë me sigurime të paguara. Nëse vitet e punës nuk plotësohen, atëherë personat nuk plotësojnë pension të plotë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti në vit, pensionistët e rinj nuk arrijnë të përmbushin kriterin e viteve të punës. Vitin e kaluar personat që dolën në pensionin kishin punuar me sigurime mesatarisht 28 vite ose 7 vite më pak, se kriteri ligjor 35 vite për pension të plotë.

Sipas ekspertëve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, mosplotësimi i viteve të punës nga gjeneratat e reja të pensionistëve është reflektim i problematikave të tranzicionit, si emigracioni dhe informaliteti në tregun e punës.

Vitet e fundit numri i emigrantëve që përfitojnë pension është rritur. Duke qenë se shumica e tyre janë larguar në dekadën e parë të tranzicionit arrijnë të plotësojnë kushtet vetëm për përfitim të pensionit minimal me 15 vite të siguruara.

Gjithashtu edhe një pjesë e madhe atyre që jetojnë në Shqipëri nuk arrijnë të përmbushin kërkesën ligjore për pension të plotë, për shkak se, shpesh kanë punuar në informalitet dhe nuk i kanë paguar rregullisht sigurimet shoqërore.

Për këto arsye pensionet e reja të pleqërisë vit pas viti po vijnë me ulje. Të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, pagesa mesatare për pensionet e reja që u lidhën në vitin 2021 ishte 14,652 lekë, në rënie me 2.5% krahasuar me vitin 2020.

Që nga aplikimi i reformës, periudha mesatare kontributive për pensionet e reja të pleqërisë ka pësuar rënie të ndjeshme. P.sh., në vitin 2015, pensionistët që dolën atë vit në pension kishin derdhur kontribute afërisht për 32.3 vite pune, ndërsa ata që kanë dalë në pension në vitin 2020 kanë paguar kontribute për 29.4 vite pune, sipas të dhënave zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në harkun e pesë viteve, mosha mesatare kontributive për pensionet e reja ka rënë afërisht me 5 vite.

Për të përfituar pension të plotë pleqërie sipas Ligjit të Sigurimeve duhen jo më pak se 35 vite sigurimi, për personat të cilëve e drejta për pension u ka lindur deri më 31 Dhjetor 2014. Ky pension nuk mund të jetë më pak se 13,753 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i pensionit minimal ose 27,506 lekë.

Ndërkohë, për pensionet e caktuara me datë fillimi nga 1 janari 2015 e në vazhdim, e ardhura minimale (që nënkupton një periudhë sigurimi jo më pak se 15 vite, sipas formulës së re të përllogaritjes së pensioneve), nuk mund të jetë më e vogël se masa e pensionit social, e cila aktualisht është 7465 lekë në muaj, ndërsa e ardhura maksimale varet nga paga dhe zgjatja e periudhës së sigurimit dhe si pasojë nuk ka kufizim në lartësinë e tyre./Monitor

Burimi: ISSH
Tags: pensionetpensionistetvitet e punes

TË LIDHURA

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës
Aktualitet

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa
Aktualitet

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.
Aktualitet

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Next Post
Protesta e PD-së “paralizon” disa rrugë në Tiranë, “blindohet” Kryeministria

Protesta e PD-së "paralizon" disa rrugë në Tiranë, "blindohet" Kryeministria

Protestë për të fituar pushtetin e opozitës

Protestë për të fituar pushtetin e opozitës

101 lojtarë në Brazil festuan fitimin e xhekpotit në të njëjtën kohë, pas gabimit të printimit të letrave (VIDEO)

101 lojtarë në Brazil festuan fitimin e xhekpotit në të njëjtën kohë, pas gabimit të printimit të letrave (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës
Aktualitet

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

by mirseda
12:02 | 13/02/2026
0

Në mbledhjen e mbajtur sot me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektorateve të vendit, Dashnor Sula...

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

11:15 | 13/02/2026
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

09:55 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com