Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Marrëveshja me universitetin e Barit/Kushi: Rrisim kontributin në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit

3 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Marrëveshja me universitetin e Barit/Kushi: Rrisim kontributin në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, rektorë dhe përfaqësues të universiteteve publike shqiptare dhe atyre italiane, u mblodhën në një ceremoni për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me Universitetin “Aldo Moro” dhe Qendrën Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare të Barit, me qëllim fuqizimin e “Misionit të Tretë” të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Kjo marrëveshje do të nxisë transferimin e njohurive përtej mjediseve universitare, për të dhënë më shumë kontribut për zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të komuniteteve. Në fokus do të jetë nxitja e bashkëpunimit universitet-industri dhe pjesëmarrja në projekte, konferenca dhe aktivitete të përbashkëta kërkimore.

Në kuadër të këtij memorandumi, u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me katër universitete publike shqiptare, Universitetit Bujqësor të Tiranës, Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës dhe Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kushi u shpreh se ndjehet shumë krenare që universitetet shqiptare tashmë kanë nisur proces të ngushtë bashkëpunimi me universitetet më prestigjioze evropiane, përfshirë edhe ato Italiane.

“Këto bashkëpunime nuk konsistojnë vetëm në programe bashkëpunimi të përbashkëta apo të dyfishta, por nënkuptojnë sigurisht edhe bashkëpunim të ngushtë edhe për kërkimin shkencor ashtu sikurse shkëmbimi i pedagogëve, pjesëmarrje në programe e projekte të përbashkëta, në programet Erasmus Plus apo Horizon”- u shpreh Kushi.

Marrëveshja e sotme, – theksoi ministrja, – forcon edhe misionin e tretë që kanë universitetet, që lidhet me transferimin e njohurive përtej mjediseve universitare, për të dhënë më shumë kontribut për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Me universitetin “Aldo Moro” të Barit, tashmë janë bërë shumë bashkëpunime të tjera me universitete shqiptare dhe kanë programe të përbashkëta bashkëpunimi. Dhe gjithashtu me institutin Mesdhetar të Agronomisë të Barit.

“Jam shumë e sigurt që kjo marrëveshje do të japë kontribut të rëndësishëm për të forcuar misionin e tretë të institucioneve tona të arsimit të lartë. Ne e nisëm këtë bashkëpunim me këto dy institucione, por jam e bindur që do ta zgjerojmë edhe shumë më tepër me institucione të tjera dhe universitete të tjera sepse ky mision në treg i universiteteve është shumë i rëndësishëm për komunitetin dhe shoqërinë”- u shpreh Ministrja Kushi.

Znj. Kushi ka shprehur falenderime edhe për Ambasadorit Italian z. Fabrizio Bucci për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e arsimit.

Tags: ambasador italianEvis KushiFabrizio BucciMinistrja e Arsimit dhe Sportituniversitete

TË LIDHURA

Ndreca flet pas daljes nga SPAK: Isha si person në dijeni, s’ka lidhje me Veliajn
Aktualitet

Ndreca flet pas daljes nga SPAK: Isha si person në dijeni, s’ka lidhje me Veliajn

16:21 | 17/06/2025
Qëlloi me pistoletë 29-vjeçarin pas sherrit për parkimin, përfundon në pranga Franci Canaj
Aktualitet

Qëlloi me pistoletë 29-vjeçarin pas sherrit për parkimin, përfundon në pranga Franci Canaj

15:23 | 17/06/2025
Gardisti gjendet i vrarë brenda makinës në Tiranë, çfarë dyshon policia
Aktualitet

Iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit, ja kush është 20-vjeçari që u arrestua ne Vlore

15:22 | 17/06/2025
Next Post
Ditë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë Celsius

Ditë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë Celsius

Protestuesit në Shkup thyejnë xhamat e Ministrisë së Jashtme dhe sulmojnë policinë

Protestuesit në Shkup thyejnë xhamat e Ministrisë së Jashtme dhe sulmojnë policinë

Shqipëria dhe Holanda me propozim të përbashkët, çfarë pritet të ndodhë tetorin e ardhshëm (VIDEO)

Shqipëria dhe Holanda me propozim të përbashkët, çfarë pritet të ndodhë tetorin e ardhshëm (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Ndreca flet pas daljes nga SPAK: Isha si person në dijeni, s’ka lidhje me Veliajn
Aktualitet

Ndreca flet pas daljes nga SPAK: Isha si person në dijeni, s’ka lidhje me Veliajn

by mirseda
16:21 | 17/06/2025
0

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca ka dalë pas një ore nga Prokuroria e Posacme. I pyetur...

Pse Cristiano Ronaldo vendos manikyr të zi në gishtat e këmbëve?

Pse Cristiano Ronaldo vendos manikyr të zi në gishtat e këmbëve?

16:14 | 17/06/2025
Qëlloi me pistoletë 29-vjeçarin pas sherrit për parkimin, përfundon në pranga Franci Canaj

Qëlloi me pistoletë 29-vjeçarin pas sherrit për parkimin, përfundon në pranga Franci Canaj

15:23 | 17/06/2025
Gardisti gjendet i vrarë brenda makinës në Tiranë, çfarë dyshon policia

Iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit, ja kush është 20-vjeçari që u arrestua ne Vlore

15:22 | 17/06/2025
“Nëse do të më duhej të vija bast, do të thosha që Xhaka do të shkojë te Milani”

“Nëse do të më duhej të vija bast, do të thosha që Xhaka do të shkojë te Milani”

14:56 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com