Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Më shumë siguri!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ditmir Bushati

Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po përgatitet për përmirësimin më të madh të kapaciteteve të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë. Një Koncept i ri Strategjik do të miratohet duke përshkruar Rusinë si “kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë ndaj Aleancës”.

Ndërkohë që Kina përmendet për herë të parë si një nga sfidat e së ardhmes për NATO-n, edhe pse Aleanca nuk ndan vijë kufitare me të. Kjo është arsyeja që udhëheqësit e shteteve, të cilët e shohin me shqetësim rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe teknologjike të Kinës, të tilla si Australia, Japonia, Korea e Jugut dhe Zelanda e Re, janë ftuar të marrin pjesë për herë të parë në një Samit të NATO-s.

Shqipëria lipset të përditësojë e kontekstualizojë Strategjinë e Sigurisë Kombëtare në përputhje me detyrimet që burojnë nga Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, duke pasur parasysh veprimtarinë e aktorëve të mësipërm dhe aleatëve të tyre në rajon.

Koncepti i fundit Strategjik i NATO-s, i vitit 2010, vlerësoi rrezikun e luftës në Europë si të ulët. Sipas këtij dokumenti, rreziku më i rëndësishëm për NATO-n ishte apatia e anëtarëve, e cila shprehej edhe me mospërmbushjen e detyrimeve financiare. Asokohe, Europa besonte se i kishte larë hesapet me luftrat njëherë e përgjithmonë.

Mirëpo, goditja sizmike e shkaktuar nga agresioni Rus në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Reagimi i NATO-s e befasoi Kremlinin, i cili prej kohësh përpiqej t’i vendoste shtetet e Aleancës kundër njeri-tjetrit duke rrëmuar në diferencat mes tyre. NATO u tregua e shpejtë në dislokimin e trupave shtesë në shtetet baltike dhe në Rumani, në mbështetje të krahëve të saj lindorë dhe jugorë.

Ndërsa një pjesë e aleatëve vendosën të mbështesin ushtarakisht Ukrainën. Gjermania i tha lamtumirë politikës së saj tradicionale në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Një tjetër surprizë për Rusinë ishte vendimi i Finlandës dhe Suedisë për të hequr dorë nga politika e mosangazhimit dhe për të nisur procedurat e anëtarësimit në NATO.

Meqë SHBA-ja duhet të kujdeset dhe të përdor një pjesë të burimeve të saj në Indo-Paqësor, Europa pritet të mbajë një ngarkesë më të rëndë në lidhje me mbrojtjen kolektive. Kësisoj, Europa duhet të përgatitet për të qenë përgjigja e parë ndaj krizave në periferi të NATO-s, duke dëshmuar përgjegjësi më të madhe strategjike europiane, në vend të autonomisë strategjike, të kërkuar para fillimit të luftës nga Presidenti francez Macron.

Mjedisi i ri i sigurisë në Europë kërkon shpenzime shtesë ushtarake duke shkuar përtej objektivit të vendosur në Samitin e Uellsit të vitit 2014. Objektivi i dikurshëm i shpenzimit të 2% të Produktit të Brendshëm Bruto për nevojat ushtarake, tani konsiderohet më shumë si një “dysheme”, sesa një “tavan”. Prandaj, në Madrid, udhëheqësit e NATO-s do të zotohen sërish si për politikat që kanë të bëjnë me shkurajimin ashtu edhe për mbrojtjen.

Samiti i Madridit pritet të intensifikojë mbështetjen ndaj Ukrainës me qëllim transformimin tërësor të ushtrisë së saj me pajisje moderne të NATO-s. Megjithëse anëtarësimi i Ukrainës dhe Gjeorgjisë u premtua në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ky proces nuk është materializuar.

Samiti pritet të rikonfirmojë gjithashtu mbështetjen ndaj partnerëve si Gjeorgjia dhe Bosnje Hercegovina përmes mbështetjes politike e praktike për fuqizimin e qëndrueshmërisë së tyre për të parandaluar çdo agresion të mundshëm.

Pavarësisht kontekstit të mësipëm, stërvitjes “Defender 21” të zhvilluar vjet në Shqipëri me synim rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate; faktit që Bosnja figuron në agjendën e Samitit; duhet thënë se pak ka ndryshuar politika për krahun jugor të NATO-s, ku përfshihet edhe Ballkani Perëndimor.

Nisur nga nevoja e garantimit të një mjedisi të sigurtë përkundrejt çdo agresioni të mundshëm, NATO është pranishme në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë, sikundër ka shtuar investimet në rajonin tonë për çështjet e sigurisë. Megjithatë, NATO nuk ka ndërmarrë ende asnjë nismë që do të ankoronte përfundimisht në gjirin e saj shtetet të cilat synojnë anëtarësimin.

Ballkani Perëndimor është një rajon ku demokracitë transatlantike kanë gamën më të madhe të levave dhe mjetet më të fuqishme diplomatike dhe ushtarake, jo vetëm për të parandaluar dhe frenuar dhunën dhe agresionin, por për të krijuar një mjedis të favorshëm për përparimin demokratik. Fakti që Perëndimi është i bashkuar si kurrë më parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duhet shfrytëzuar si një mundësi për të përmbyllur procesin e ankorimit të rajonit në NATO, si mundësia më e mirë për një rajon të sigurtë.

Tags: Ditmir BushatiMadridSamiti i Natos

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Aksidentoi familjen tek vijat e bardha, autori lirohet nga burgu

Ngjarja në Shkodër/Karamuço: Atentatin e parandaluan ata që e planifikuan

Nënë e bir ranë në lum, policia zbardh shkakun e aksidentit tragjik në Berat







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com