Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Dy të vdekur pasi makina elektrike Nio ra nga zyra e katit të tretë në Shangai (FOTO-VIDEO)

3 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Dy të vdekur pasi makina elektrike Nio ra nga zyra e katit të tretë në Shangai (FOTO-VIDEO)

Prodhuesi kinez i makinave elektrike Nio, thotë se dy persona humbën jetën kur një nga automjetet e saj ra nga kati i tretë i selisë së saj në Shangai. Një anëtar i stafit dhe një person nga një kompani partnere vdiqën në aksident.

Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 17:20 me orën lokale, tha firma. Personat që humbën jetën ndodheshin brenda automjetit, teksa ai ra nga ndërtesa. Nio thotë se filloi menjëherë një hetim mbi incidentin në bashkëpunim me zyrtarë qeveritarë.

Zona e katit të tretë nga ku ra makina, është përshkruar në mënyra të ndryshme si një sallë ekspozite, një objekt testimi ose një parking makinash.

Terrible story of two test drivers at #China’s electrical vehicle manufacturer NIO being killed when a car somehow smashed out of a building and came crashing down from a great height. pic.twitter.com/4ZNI2t7LqZ

— Stephen McDonell (@StephenMcDonell) June 23, 2022

“Kompania jonë ka bashkëpunuar me departamentin e sigurisë publike, për nisjen e hetimeve dhe analizave të shkakut të aksidentit. Nga analiza e situatës në vendngjarje, fillimisht mund të konfirmojmë se ka qenë një aksident (jo i shkaktuar nga automjeti)“, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

“Ndihemi shumë të pikëlluar për këtë aksident, dhe dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të thella kolegëve dhe punonjësve tanë partnerë që humbën jetën. Është ngritur një ekip për të ndihmuar familjet”.

Deklarata fillestare e Nios në Weibo tërhoqi më shumë se një mijë komente brenda gjysmë ore, por më pas u hoq.

Fjalia e fundit e deklaratës “nuk ka lidhje me vetë automjetin”, shkaktoi shumë reagime të zemëruara nga përdoruesit e mediave sociale.

Një komentues shkruante “tregon gjakun e ftohtë të kapitalizmit”, ndërsa një tjetër tha “Fjalia e fundit është kaq indiferente. Ata [shoferët e testimit] erdhën për të testuar automjetin, por ju thoni se [aksidenti] nuk ka lidhje me automjetin?”.

Një tjetër përdorues i Weibo tha se “Duhet të jetë Byroja e Sigurisë Publike, për të konfirmuar nëse është një aksident apo jo”.

Prodhuesi i makinave që atëherë ka postuar një version të rishikuar të deklaratës, e cila ende i referohet përplasjes si një aksident. Nio është në krye të përpjekjeve të rritura të Kinës, për të dominuar industrinë e automjeteve elektrike. Ajo ka vënë bast të madh për bateritë e këmbyeshme në makinat e saj, si një mënyrë për të kapërcyer shqetësimet e klientëve për karikimin e shpeshtë.

Kompania është quajtur ndonjëherë “vrasësi i Teslës” i Kinës, në një referencë për rivalitetin e saj me prodhuesin e makinave elektrike me bazë në SHBA të multi-miliarderit Elon Musk, i cili ka një fabrikë të madhe prodhuese në Shangai.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today 

TË LIDHURA

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

22:41 | 28/10/2025
Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje
Aktualitet

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Next Post
Shqipëria një bashki, nëna e gjithë reformave!

Asgjë e re nga Brukseli!

Nike largohet përgjithmonë nga tregu rus

Nike largohet përgjithmonë nga tregu rus

Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com