pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomholiganbethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetAvrupabetdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinosezar casinomatadorbetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetgrandpashabetmatbetpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişgrandpashabetmarsbahisimajbetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet girişslotrajojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişpusulabet güncel girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerdinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabetbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Asgjë e re nga Brukseli!

4 vjet ago
in Të Gjitha

Nga: Lutfi Dervishi

Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nëse besojnë se marrja e statusit kandidat për në BE është një ftesë për të qëndruar në paradhomën e familjes së madhe me 27 anëtarë, por nuk ka shumë arsye për gëzim kur sheh bilancin për Ballkanin.

Sot, nuk pati lajm të mirë për Shqipërinë që ka 8 vjet që ka marrë statusin e vendit kandidat, nuk pritej lajm i mirë për Maqedoninë që ka 17 vjet me statusin e vendit kandidat, – dy vende që sipas Komisionit Europian kanë plotësuar kushtet prej vitit 2018!

Por më skandaloze është situata me Kosovën! I vetmi vend i izoluar në kontinent! (Dhe të mendosh që edhe banorët e Venezuelës lëvizin pa viza në hapësirën Shengen?!

Lajm të mirë nuk pati as për Bosnjën dhe as për dy vendet që kanë vite që kanë hapur negociatat, Serbia më 2014 dhe Mali i Zi më 2012.

Agresioni rus në Ukrainë ka ndryshuar çdo gjë për BE-në, me përjashtim të politikës së saj të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që “zgjerohet’ drejt Lindjes dhe tregon kujdes të shtuar për oborrin e pasëm, në rajon po humbet “rrugën” në oborr.

Ndonëse vlerësuar që prej 2018 se ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave, ndonëse mbështetja për BE-në është në shifrat 90%, Shqipërisë i duhet sërish të presë ditë më të mira.

Historia e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së gjithmonë e më shumë po i ngjan historisë së disa rrugëve tona në Shqipëri, që dihet data se kur nisin punimet, por deri në përfundim të tyre, dalin probleme pas problemesh: me shpronësimin, financimin, rrëshqitjet, gjykatat, protestat, ndikimet globale etj etj! Dështimi për të mbaruar në kohë mbulohet mu ashtu si u mbyll sot takimi BE- Ballkani Perëndimor me fjalë, foto dhe video të bukura për rrjetet sociale që pasohen nga vizita në rajon të ngjashme me vizitat inspektuese në “kantieret e ndërtimit” të rrugëve.

Por përtej krahasimit që çalon është e qartë se tani nuk po flitet më për standarte që duhen plotësuar, por për mosmarrëveshje që duhen zgjidhur.

Nëse merr në konsideratë se çfarë kërkon Bullgaria nga Maqedonia, duket se shqetësimi më i madh në Ballkan nuk është e ardhmja, por e shkuara. Pas 30 vjet beteje me Athinën për të shkuarën, Shkupit do t’i duhet edhe një betejë tjetër për të shkurën me Sofien.

Shqipëria nuk ka pse mbetet peng i mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Në vend që të bëjë betejë për të ardhmen e vet me kërkesën për t’u vlerësuar sipas meritës, Tirana e gjen veten në një luftë batutash me Sofien që nuk ka asnjë pretendim ndaj Shqipërisë?!

Dhe show tjetër i panevojshëm sot ishte “Ballkani Hapur” në Bruksel. Serbia është në një fazë të avancuar (teknik) në raport me integrimin në BE. Treshja e “Ballkanit Hapur” mund të duartrokitej sot vetëm nëse krahas tyre aty do të ishte edhe Presidentja e Kosovës dhe të katër të shprehnin zhgënjimin për pafuqinë e Brukselit për të marrë vendime për të integuar më tej rajonin me BE-në.

Koordinimi i qëndrimeve me njëri-tjetrin në Ballkan nuk duhet të bëhet me idenë se kemi edhe alternativë tjetër përveç rrugës drejt BE-së. Ideja e ndërtimit të Europës në shtëpinë tonë është dhe objektivi i të gjithëve. Por nuk mund të ndërtohet Europa në shtëpinë tonë pa ndihmën e Europës. (Pa përmendur miliardat e ndihmës të dhënë nga Brukseli mjaft të kujtojmë se për rajonin BE angazhon 9 miliardë euro grant dhe 30 miliardë për investime- fondet e ndihmës 2021-2027).

Samiti i sotëm BE- Balkani Perëndimor u mbyll me foton e bukur të liderëve. Qershorin e ardhshëm mbushen 20 vjet nga Samiti i Selanikut, ku kryetarët e shteteve të Unionit premtuan se e ardhmja e rajonit është në BE! Atëherë u krijua përshtypja se bëhej fjalë për një të ardhme të afërt. Sot duket se e ardhmja do të jetë e largët.

Sot është ditë e mirë për ukrainasit dhe moldavët. Ballkanasit e ardhshëm!

Tags: BrukseliBullgariaLutfi DervishiMaqedoniaMoldaviashqiperiaUkraina

TË LIDHURA

Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Të Gjitha

Turistja amerikane shpëton nga aksidenti: “E pashë autobusin të përmbysej në sekonda”

19:13 | 30/06/2026
Next Post

Nike largohet përgjithmonë nga tregu rus

Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore/Mbi 32 mijë maturantë i nënshtrohen testit të lëndës me zgjedhje







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Beqaj pas seancës në GJKKO: Të drejtat e të pandehurit s’varen nga prokurori

by mirseda
19:16 | 17/07/2026
0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas zhvillimeve në GJKKO, duke hedhur akuza për mënyrën se...

“Sori-Al” reagon pas helmimit: S’ka pasur shkelje, jo nga ushqimi

19:00 | 17/07/2026

Raporti i KE: Refuzimi për Ballukun rrezikon pandëshkueshmërinë

18:19 | 17/07/2026

Zhduken në Itali, shfaqen në Rodon/ Misteri i 350 shezlongëve

18:11 | 17/07/2026

BE: Korrupsioni dhe ndikimi politik frenojnë Shqipërinë

18:08 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com