gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ti je ajo çka bën, jo ajo çka thua se do bësh!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ti je ajo çka bën, jo ajo çka thua se do bësh!

Nga: Jorida Tabaku

Kjo qeveri dhe ky Kryeministër përmblidhen në sa më sipër! E nisën këtë javë me një spektakël qesharak, të dhimbshëm dhe tragjik për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se kanë luftuar korrupsionin.

Kanë evoluar, dikur kishin posterat e mëdhenj në rrugët e Shqipërisë, një numër telefoni aty që i përgjigjej në çast korrupsionit, kurse tani kanë kaluar një hap më tej. Kanë prodhuar qindra orë video për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se ajo që ndiejnë përditë në lëkurën e tyre nuk ekziston. Duke qenë se jetojmë në epokën e paradokseve të qeverisë Rama, këtë javë ecëm me paradoksin “Korrupsion ka, por ne e kemi luftuar!”. Si e ka luftuar qeveria korrupsionin?

Me skuadrën e fuqishme antikorrupsion të përbërë nga kampionët e antikorrupsionit me në krye kapitenin Rama dhe pas tij zv. kapitenin Arben Ahmetaj. Pa harruar me këtë rast edhe z. Manja, ministrin e dosjes së Dibrës, që sot endet dyerve të Gjykatës së Dibrës si dëshmi e ndërhyrjes politike për shitblerje votash. Çfarë ironie ishte të dëgjoje nga e gjithë kjo skuadër antikorrupsioni ligjërimet se si partia e pamposhtur dhe heroike ka goditur mu në zemër korrupsionin, duke dixhitalizuar procesin e sporteleve. Duke spastruar sportelet dhe duke luftuar sportelistet dhe duke ia zbardhur faqen Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.

Në CV e tyre kjo maxhorancë ka së paku një ministër dhe një deputet të arrestuar për korrupsion, ka disa zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme të arrestuar për korrupsion. Por, prapë kjo maxhorancë dhe kjo qeveri po e lufton korrupsion apo jo? Për shembull, u përpoq për javë dhe për ditë të tëra të zhbënte komisionin hetimor të inceneratorëve, për të fshehur vjedhjen dhe korrupsionin për 430 mln euro! Por, sërishmi kjo maxhorancë po e lufton korrupsionin apo jo? Në vitin 2019 ra një tërmet që shkundi Shqipërinë.

Prokuroria vuri në dukje që ndërtesat e larta në Durrës ishin ndërtuar në kundërshtim me rregullat e sigurisë, njerëz humbën jetën nga cilësia e ndërtimeve dhe korrupsioni. Por, sërishmi kjo maxhorancë që dihet nga dosja 339 si i ka fituar votat aty në Durrës është luftëtarja më e madhe e korrupsionit. E njëjta qeveri, me të njëjtin Kryeministër që ka nënshkruar kontrata PPP-je me vlerë sa 50% e PBB-së së Shqipërisë, ndërsa shqiptarëve u kanë dhënë në 2020 ndihmë ekonomike për COVID-19 sa 0.86% e PBBsë, ndërsa sot për 3 muaj u kanë dhënë 0.3% të PBB-së.

Kjo është Shqipëria e luftës së pamëshirshme të korrupsionit. Vendi ku sipas “Transparency International” ka miratuar në këtë sallë Kuvendi 7 ligje me porosi për interes të klientelës së oligarkëve në vend. Ligje që ai raport i respektuar i konsideron “Ligje klienteliste dhe korruptive”.

Raportet ndërkombëtare të Bashkimit Europian, posaçërisht raporti i Auditit në BE, ka treguar se 1 në 3 tendera në Shqipëri jepet pa garë, ndërsa thuajse 300 mln euro janë rezultati i tenderëve korruptivë dhe abuzivë të kësaj qeverie. Politikat fiskale të kësaj qeverie kanë qenë dhe mbeten klienteliste dhe jo në favor të zhvillimit të sipërmarrjes dhe ekonomisë. Sot, 93% e shqiptarëve ka nxjerrë nga xhepi 2,2 mld euro taksa shtesë në 8 vite. Sot, shtresa e mesme, intelektualët, puna e ndershme, taksohet me 23% dhe veç vitin e fundit kane nxjerrë nga xhepat 50 mln euro shtesë.

Sot, biznesi i vogël ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm prej tarifave artificiale të ngritura, ku paguan 10 herë më shumë taksa lokale se më parë e ku këtë vit ka filluar të paguajë edhe gjobën korruptive të fiskalizimit. Sot, 93.2% e firmave shqiptare ankohen se vizitohen nga xhandarët e tatimeve, ku në vendet e tjera mesatarja e firmave që ankohen për një gjë të tillë është 50.2%, pra, thuajse sa gjysma e Shqipërisë. 36% e bizneseve shqiptare ankohen se u është kërkuar ryshfet një shifër 50% më e lartë se e vendeve të Europës. Mbi 60 biznese në ditë janë mbyllur nga viti 2014 deri më tani. Sistemi fiskal me 6 nivele ka rritur informalitetin dhe barrën fiskale, legjislacioni fiskal ka ndryshuar mbi 60 herë dhe 170 vendime qeverie kanë prekur dhe kanë ndikuar në biznesin e vogël dhe jetën e tij.

Shkurt dhe shqip, një sistem që më shumë u përshtatet oligarkëve që shkruajnë përjashtime taksash për veten e tyre dhe që u rëndon qytetarëve, që nuk u dëgjohet as zëri dhe as mendimi. Por, sërishmi maxhoranca dhe qeveria nuk kanë lënë gur pa luftuar pa mëshirë korrupsionin në Shqipëri. Në një kohë kur Dhoma Amerikane e Tregtisë në raportet e saj, Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe sa e sa organizata të tilla rreshtojnë Shqipërinë si një vend të korruptuar me problematika të theksuara në fushën e tenderimit publik qeveria vazhdon të flasë me krenari për betejën e saj kundër korrupsionit. Ky është paradoksi i radhës për qeverinë, sa më shumë ajo e mposht korrupsionin, aq më i korruptuar është vendi.

Shqiptarët janë kështu viktima të një propagande sistematike të dirigjuar nga as më shumë e as më pak sesa individët që e kanë shndërruar Shqipërinë në “vendin më të korruptuar në rajon dhe Europë”. Ata janë viktimat e një spektakli që ua ofron një qeveri që buxhetin, ligjet, pasuritë e tyre dhe pasuritë kombëtare ua ka vendosur në pjatë ose grupeve kriminale apo nga ana tjetër oligarkëve. Këtë spektakël të shëmtuar drejtuar nga ekipi i korruptuarve që kishte luftuar korrupsionin, nuk e prishi dhe as e zbehu arrestimi i “një burri që nuk ka paguar një gjobë ne jetën e vet dhe për të cilin nuk verifikohet asgjë” e të cilit ne i kishim rënë në qafë.

Tani, diçka duhet ta pranojmë këtu në këtë sallë. Nga viti 2013 e këndej Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe me peshë si ajo e Reformës në Drejtësi, reformës territoriale. Por, ka vetëm një ligj të miratuar në këtë sallë nga një pjesë e jona që ende gjendet këtu. Ligji i Dekriminalizimit që është në të vërtetë ligji më efecient miratuar në këtë sallë me kërkesën e opozitës. Pikërisht ky ligj ka demaskuar dhe ka vendosur në pah paradoksin e radhës të kësaj qeverie. PD gënjen për të inkriminuarit e PS-së, pastaj dekriminalizimi i kap.

Dekriminalizimi largon deputetë e kryebashkiakë, por zgjedhjet janë të lira nga ndikimi i krimit. Kjo është farsa e juaj! Farsa e një qeverie dhe maxhorance që përpiqet t’u shesë shqiptarëve sapunin për djathë. Farsa e një shumice që tanimë nuk e besojnë më verbërisht as socialistët e aq më pak shqiptarët e tjerë. Natyrisht, hubrisi juaj ju ka errësuar sytë dhe ju bën të ndiheni të paprekshëm dhe të plotfuqishëm, megjithëse jo rrallë makthet e abuzimeve dhe arroganca e pushtetit të pakufishëm ju shqetësojnë aq sa për t’ju thënë se jeni si gjithë të tjerët.

Është bërë udhë në këtë sallë që shqiptarët të trajtohen si copa mishi duke u shitur çdolloj shifre edhe çdolloj imagjinate të çastit si arritje. Kini parasysh që nuk do vazhdojë pafundësisht kështu! E di, ne ju dukemi të dobët! Ju dukemi inekzistentë! Na konsideroni të mbaruar! Bëni shumë mirë që mendoni kështu! Por kini parasysh se e vërteta herët e vonë e gjen rrugën për të dalë në sytë e të gjithëve pa marrë leje nga askush! Ju vazhdoni të ëndërroni se jeni të patjetërsueshëm dhe të paprekshëm me bindjen e rremë se nuk do të jepni llogari, megjithëse të jeni të bindur që do të jepni.

 

Tags: Jorida Tabakukorrupsionirama

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Meta takon Presidentin e Azerbajxhanit: Nevojë jetike fuqizimi i mëtejshëm i TAP

Meta takon Presidentin e Azerbajxhanit: Nevojë jetike fuqizimi i mëtejshëm i TAP

Gledis Nano takon zv. drejtorin e Policisë Italiane

Gledis Nano takon zv. drejtorin e Policisë Italiane

Ministri i Jashtëm rus: Ne nuk e pushtuam Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus: Ne nuk e pushtuam Ukrainën







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

EMRAT/ Vrasja në fshatin Kuman, policia jep detaje: 80-vjeçari qëlloi me pushkë gruan
Aktualitet

EMRAT/ Vrasja në fshatin Kuman, policia jep detaje: 80-vjeçari qëlloi me pushkë gruan

by mirseda
15:46 | 24/03/2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Kuman, ku...

Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier-Lushnje, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier-Lushnje, dy të plagosur

15:44 | 24/03/2026
Krim brenda familjes në Roskovec! Burri vret bashkëshorten me armë zjarri, më pas i jep fund jetës

Krim brenda familjes në Roskovec! Burri vret bashkëshorten me armë zjarri, më pas i jep fund jetës

15:35 | 24/03/2026
Nis gjyqi për Veliajn, mungon në seancë dhe përfaqësohet nga ish-deputet i PS-së

Nis gjyqi për Veliajn, mungon në seancë dhe përfaqësohet nga ish-deputet i PS-së

15:19 | 24/03/2026
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian

Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian

14:31 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com