Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ka treguar në emisionin “Të Paekspozuarit” se hedhja në erë e Aleksandër Sadikaj pak ditë më parë me tritol, ka qenë një mesazh i botës së krimit, për të treguar brutalitetin e tyre. Atentati i tmerrshëm i mori jetën 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj të shtunën e kaluar, në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan. Sipas saj, në atë vrasje u përdor gjysmë kg tritol, një sasi e pandodhur më parë. Ajo ka thënë më tej se këto ngjarje të rënda dëshmojnë se krimi është bërë shumë radikal. Në këtë mënyrë ata duan të përçojnë mesazhe te njerëzit.
“Ngjarja e fundit e atentatit ndaj Aleksandër Sadikaj, në afërsi të TEG-ut ndaj të cilit u përdorën sasi rreth gjysmë kg tritol, e pandodhur qëkur, ndodhi se aty ka qarkullim dhe ngjarja ka krijuar pasiguri te qytetarët. Këto ngjarje tregojnë se krimi është bërë shumë radikal, në këtë mënyrë ata duan të përçojnë mesazhe te njerëzit.
Rastet e fundit kanë krijuar një klimë terrori te qytetarët. Kemi disa qytete problematike, prijnë Tirana, Elbasani, që kohëve të fundit ka pasur një seri ngjarjesh dhe më pas atentatet kanë kaluar në seri, më pas kemi Durrësin që ka kriminalitet të shtuar, Shkodra po ashtu”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.