Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook-un e tij foto gjatë vizitës në Ukrainë, ku ndodhet i shoqëruar nga homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ministrja Elisa Spiropali. Ata shoqërohen nga delegacioni vendas për të parë nga afër dëmet që kanë shkaktuar bombardimet ruse që prej fillimit të luftës. Bashkëngjitur fotove të postuara në rrjetin social, Rama e ka shoqëruar postimin me një emoji “zemërthyer.
Në udhëtimin drejt Ukrainës, Rama është shoqëruar nga forcat RENEA, si pjesë e sigurisë. Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç shoqërohet nga forcat speciale.