Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Dokumenti “sekret” i BE-së: Vuçiç shtyn shkëputjen nga Rusia

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Dokumenti “sekret” i BE-së: Vuçiç shtyn shkëputjen nga Rusia

Shërbimet evropiane të inteligjencës kanë bërë një analizë që vlerëson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të ndërmarrë hapa për të shtyrë shkëputjen nga Rusia, por edhe për të siguruar lëshime nga Perëndimi.

Dokumenti, i klasifikuar si “sekret”, është përgatitur nga disa agjenci për nevojat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), në krye të të cilit është shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Shërbimi i Ballkanit i “Radios Evropa e Lirë” ka pasur qasje në këtë dokument, i cili analizon hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrë Vuçiq në politikën e tij balancuese.

Sipas inteligjencës evropiane, pushtimi rus i Ukrainës i ka nxjerrë probleme Vuçiçit sa i përket balancës së pushtetit, duke reduktuar hapësirën e manovrimit të Serbisë në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Çfarë mund të bëjë Vuçiç?

“Për të zbutur presionin e madh të Perëndimit në lidhje me sanksionet, presidenti Vuçiç planifikon të bëjë lëvizje të ndryshme, ndërkombëtare dhe vendore, për të parandaluar implikimet negative për Serbinë, por kryesisht për të ruajtur fuqinë e tij politike”, thuhet në dokument.

Sipas tij, ka shumë gjasa që Vuçiq të shtyjë sa më gjatë formimin e Qeverisë së re të Serbisë, duke e përdorur atë si pretekst për mosvendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Zgjedhjet në Serbi janë mbajtur më 3 prill, ndërsa Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka ndërmarrë asnjë sanksion kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Beogradi zyrtar arsyetohet se po mban një qëndrim të tillë për të “mbrojtur interesat jetike të vendit”.

Në zgjedhjet e prillit, Partia Përparimtare Serbe e Vuçiçit ka fituar 120 ulëse në Kuvendin e Serbisë, nga 250 sa ka gjithsej. Për formimin e Qeverisë nevojiten së paku 126 ulëse.

Sipas dokumentit të BE-së, Vuçiç, me gjasë, pritet të zbatojë një “politikë të hapave të vegjël” për ta afruar Serbinë me Perëndimin.

Qëllimi është të shtyhet shkëputja përfundimtare nga Rusia dhe të përdoret ndryshimi i ardhshëm i drejtimit të politikës së jashtme për të siguruar sa më shumë koncesione politike dhe ekonomike për Serbinë.

Roli i Kishës Ortodokse Serbe në rast të shkëputjes nga Rusia

Dokumenti i BE-së vlerëson se Kisha Ortodokse Serbe do të luante një rol kyç nëse Serbia vendos të kthehet kah Perëndimi.

Thuhet se patriarku Profirije – i afërt me presidentin serb – do të luante një rol të rëndësishëm në pranimin e politikës pro-perëndimore të Serbisë nga popullata.

“Donacionet bujare shtetërore për Kishën Ortodokse Serbe do ta ndihmojnë Profirijen që ta bindë klerin në këtë drejtim”, thuhet në dokument.

Shtohet se zgjedhja e Kishës për të mos marrë anë në luftën në Ukrainë, e ka lehtësuar situatën për Vuçiçin, duke i krijuar një hapësirë të caktuar për t’u distancuar nga Rusia.

Përfitimet e Vuçiçit nga e djathta

Shërbimet evropiane të inteligjencës vlerësojnë se Vuçiç, në një periudhë të ardhshme, do të përpiqet ta shfrytëzojë opozitën e djathtë pro-ruse në Parlament si justifikim për mosmiratimin apo shtyrjen e vendimeve të vështira në politikën e jashtme.

“Vuçiqit i konvenon prania e një opozite të tillë, sepse i mundëson t’i paraqitet Perëndimit si politikan i moderuar”, thuhet në dokument. Serbia, aleate e Rusisë në njërën anë, është edhe vend kandidat për anëtarësim në BE, në anën tjetër. Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i bën thirrje që të ndjekë regjimin e sanksioneve kundër Rusisë. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk mund të ketë të ardhme evropiane për shtete që mbajnë kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin. /evropaelire

Tags: Aleksandar VuçiçrusiShërbimet evropiane të inteligjencës

TË LIDHURA

Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”
Aktualitet

Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”

11:24 | 28/02/2026
Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një  personi brenda banesës së tij
Rajoni

Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një personi brenda banesës së tij

10:20 | 26/02/2026
Kontrollet në burgun e Domokos, zbardhen emrat e shqiptarëve që i’u gjetën sende të paligjshme
Rajoni

Kontrollet në burgun e Domokos, zbardhen emrat e shqiptarëve që i’u gjetën sende të paligjshme

15:24 | 25/02/2026
Next Post
Violina e rrallë e zbukuruar e Stradivarit mund të arrijë në 11 milionë dollarë në ankand

Violina e rrallë e zbukuruar e Stradivarit mund të arrijë në 11 milionë dollarë në ankand

Kancelari gjerman: Rusia s’do jetë në gjendje të ruajë forcën ushtarake për shkak të sanksioneve

Kancelari gjerman: Rusia s’do jetë në gjendje të ruajë forcën ushtarake për shkak të sanksioneve

55% e shqiptarëve dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt

55% e shqiptarëve dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com