Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Presidenti, përkujdesja e Ramës për të sajdisur veten dhe të tjerët

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti, përkujdesja e Ramës për të sajdisur veten dhe të tjerët

Nga: Preç Zogaj

Tani që u zgjodh, urimet “punë të mbarë” për Presidentin e Republikës, Bajram Bega, janë jo vetëm kërkesë e etikës dhe kortezisë, por edhe dëshirë e çdo shqiptari që dëshiron një kryetar shteti të aftë, që do të dijë t’i japë një kornizë të qëndrueshme institucionit akoma flu të Presidentit të Republikës sonë Parlamentare. I mbetet kohës të tregojë sa do t’ja dalë. Arsye për paragjykime nuk ka. Përkundrazi. Detyra e lartë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm që mbante deri të shtunën paradite është dëshmi e karrierës së tij të suksesshme profesionale në lidhje të ngushtë me vlerat e ushtarakut atdhetar.

Përtej personit, mbetet gjithësi një anomali tipike e zoti Rama nxjerrja e emrit të kandidatit favorit për President si e asit nga mënga. Kur ishte e udhës t’i jepej kohë e mundësi zotit Bega, për vetë karakteristikat që ka, të kërkonte mbështetje edhe nga opozita. Një anomali tjetër mbetet befasimi i mjedisit publik dhe ndoshta edhe i vetë kandidatit që nuk e priste. Në një kohë kur posti shumë i lartë i Presidentit të Republikës është më shumë se CV dhe përtej CV-së. Por s’kemi ç’të bëjmë. Në këtë pikë kemi ardhur tani. Qytetarët jo e jo, por as shumica e politikanëve dhe madje as vetë kandidati nuk e di deri në çastin e fundit se është projektuar për ta bërë President.

Zoti Bega u zgjodh me shumicë të thjeshtë nga një palë. Njëlloj si Presidentët e mëparshëm Nishani dhe Meta. Në pikëpamje të legjitimitetit, zgjedhja si fakt i kryer i sfumon numrat. Kudo dhe veçanërisht në Shqipëri ku palët kundërshtare s’po arrijnë më as të mblidhen në një sallë e jo më të zgjedhin me një shumicë traversale Presidentin e Republikës, siç ndodhi kohët e fundit në Itali me rizgjedhjen e Presidentit model të një Republike Parlamentare, Sergio Matarela.

Arsyet pse ndodh kështu në Kuvendin e Shqipërisë janë disa. S’është rasti t’u rikthehemi me radhë. Në thelb, jeta politike në nivelin e krerëve të partive kryesore vazhdon të jetë në kthetrat dhe në inercinë e pluralizmit të simuluar që ushqehet si i tillë me një konfliktualitet kryesisht të kërkuar për qëllime të rrotullimit të pushtetit brenda së njëjtës kaste politike plurale që ka bërë e shpreson të vijojë të bëjë teatrin e demokracisë në Shqipërinë tonë.

Në këtë atmosferë, duke e paraqitur qëllimin si prudencë po të dojë, Rama ka bërë kujdes që veç vetes që është e natyrshme, t’i lerë të kënaqur apo t’i sajdisur të tërë, ca shumë e ca nga pak, me zgjedhjen e tij.

Ata që kanë kërkuar, kanë dashur e duan një President euroatllanist, në marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë me SHBA dhe BE- dhe këta janë shumicë absolute në Shqipëri-, kanë arsye të besojnë e të thonë: “Në rregull zoti Bega e plotëson këtë kërkesë shumë të rëndësishme ”. Veçanërisht në kontekstin sureal të mosshkeljes për një kohe jo të shkurtër të zyrtarëve amerikanë në zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Vizita e zotit Bega në Pentagon pak ditë para zgjedhjes President mund të jetë një koiçidencë. Sikurse ka qenë një fakt për shkak të detyrës ekspozimi dhe protagonizmi i tij përkrah aleatëve strategjikë amerikanë në stërvitjen e madhe “Defender Europe, 20 21” vitin e shkuar. Euroatllantizmi dhe proamerikanizmi nuk shfaqen thjesht me vizita, takime, foto, veprimtari, shtrëngime duarsh. Në kushtet e sotme, në vendin tonë proamerikanizmi shfaqet parasëgjithash me mbështetjen e fuqishme të Drejtësisë së re dhe me luftën brenda kuadrit institucional përkatës kundër korrupsionit në sferat e larta. Antikorrupsioni është sot interes kombëtar shqiptar. Njëherësh është përparësi e politikës së jashtme amerikane dhe interes kombëtar amerikan gjithashtu. Këtu do të jetë guri provës për Presidentin e ri. Impulset që ai dhe zyra e tij do t’i japin betejës historike “askush mbi ligjin”, të promovuar nga ambasada e SHBA-e në Tiranë, do të jenë veç të tjerash tregues i integritetit të Presidentit të ri në raport me qeverinë që është “ prodhuesja” numër një e korrupsionit në vend. Nëse e kalon këtë provë- dhe shpresojmë e besojmë se do ta kalojë- do të kemi pse të themi se në krye të shtetit kemi një atdhetar euroattlantist, proamerikan dhe proeuropian me akte.

Në zgjedhjen e zotit Bega kryeministri Rama u ka dhënë vetvetiu Berishës dhe Metës një mesazh detante në raport me mesazhin që do t’u kishte dhënë nëse do të kishte avancuar me kandidaturën e Dvoranit. Duket qartë se Rama ka dashur të shmangë provokimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, ai ka bërë kujdes të reflektojë edhe paketën shtesë, përtej kërkesave kushtetuese, të Alibejt, ku në një pikë kërkohej ndalimi i ish anëtareve të Byrosë Politike. Nga të dhënat, duket se prej tyre jetojnë akoma në pleqërinë e thellë Muho Asllani dhe Lenka Çuko.

Kombinimi i një numri të madh meraqesh, që edhe vetë të ndihet mirë, edhe kundërshtarët t’i sajdisë ngapak, vështirë të lejojë e mundësojë që zgjedhja e Presidentit të bjerë mbi figura publike që kanë luftuar kauza, që mbajnë qëndrime, që u dihen pikpamjet ndër vite, e tjerë. Në fund të fundit mesazhi që u dha është se angazhimi publik nuk vlen për të bërë karrierë në nivele të larta; sa më pak të biesh në sy aq më mirë është. Këtë mesazh Rama e ka dhënë disa herë më parë me caktimet dhe selitjet e befasishme, providenciale, të mjaft personave në poste ministrash e zyrtarësh të lartë. Kësaj radhe e përforcoi. Në këto kushte, zgjedhja e Presidentit nga populli, pa ndryshuar natyrën e Republikës, është bërë një imperativ./ Liberale.al.

Tags: Bajram Begapresidencarama

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Dy ditë para provimeve të Maturës Shtetërore, Kushi vijon takimet me maturantë të rretheve

Dy ditë para provimeve të Maturës Shtetërore, Kushi vijon takimet me maturantë të rretheve

Zjarri në zyrën e noterit të arrestuar/Kush është autori i dënuar më parë dhe çfarë u dogj

Zjarri në zyrën e noterit të arrestuar/Kush është autori i dënuar më parë dhe çfarë u dogj

Dhunuan reperin, procedohen penalisht Noizy dhe babai i tij

Dhunuan reperin, procedohen penalisht Noizy dhe babai i tij







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com