Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin

Nga: Andi Bushati

Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të përzgjidhej, vendosej, madje dhe shpallej nga një njeri i vetëm, ai që kontrollon gjithçka në këtë vend. Dhe sapo Edi Rama, shqiptoi në mënyrë të beftë, emrin e Bajram Begës, si kreun e ardhshëm të shtetit, komentet pro dhe kundër vërshuan menjëherë. Disa ngrinin atributet e një ushtaraku që kishte në xhep edhe diplomën e mjekut. Ata që shkonin më larg, flisnin për një zgjedhje të servirur nga përtej oqeanit, ku me cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjigjshëm, Bajram Begaj kishte vizituar vetëm pak ditë më parë Pentagonin.

Të tjerë shihnin krejtësisht të kundërtën. Për ata ai ishte thjesht gjenerali, që nuk i mbrojti dot territoret e shenjta të ushtrisë shqipëtare, nga grykësia e binomit qeveritarë- oligarkë, që shpesh në mënyrë të paligjshme kanë zaptuar pronat e repartave ushtarke dhe porteve, në heshtjen e plotë të shtabit të përgjithshëm, madje duke anashkaluar edhe nënshkrimin e detyrueshëm të atij që gjeneral Begaj do ti zërë pas disa ditësh vendin.

Ata që e mbronin këtë version, pra portretin e një kukulle, që vë pushtetin mbi ligjin, i frynë më tepër kësaj hipoteze, kur panë sjelljen e mëshirueshme të ushtarakut të lartë në zyrën e kryeministrit. Përunjësia me të cilën ai falenderonte bamirësin, gjuha e nënshtruar e trupit dhe qëndrimi si i një kadeti para eprorit, e përforcuan idenë fikse se në presidencë po ngjitej një vasal i Edi Ramës.

Në fakt, për të thënë të vërtetën është shumë shpejt të vësh bast për secilin nga versionet. Ata që mendojnë se Bajram Begaj është sot në lartësinë e postit që do të marë mund të përgënjeshtrohen. Historia ka treguar se pesha e pushtetit thyen edhe karaktere të forta, që më parë kanë ditur ti’a dalin me sukses sfidave të jetës që pak njerëz i përballojnë me lehtësi.

Por, po ashtu edhe e kundërta është e vërtetë, njerëz të destinuar për të qëndruar në hije dhe në dukje pa ambice të mëdha, lartësia e detyrës shpesh i ka sublimuar dhe i ka bërë të duken ashtu sikurse as vetë nuk e kishin imagjinuar të ishin.

Pra, në këtë kuptim, e shkuara e gjeneral Bajramit, nuk përbën një garanci për të imagjinuar presidentin e ardhshëm Begaj. Ai i ka premisat për një histori suksesi, po ashtu si edhe ato për një dështim spektakolar.

Ama një gjë e vetme është përcaktuar prej sot kur ai ende se ka marrrë ende detyrën. Ajo është njëherë e përgjithmonë e pakthyeshme. Dita kur ai tha “PO” nuk mund të zhbëhet më. Dhe kjo ditë e vuri atë në pozitë tejet të pakëndshme. Ai, jo vetëm që nuk do të jetë një president i zgjedhur në mënyrë konsensuale, çka që e bën shumë më të lehtë detyrën e një kryetari shteti mbi palët, por ai nuk do të jetë as një figurë e dalë në rrugë demokratike, nga ekuilibri i forcave dhe nga debati i brendëshëm i rrymave të ndryshme të një shumice politike. Ai u bë produkti i një farse, që filloi me hedhjen në kuti të zarfave sekretë dhe u finalizua në një llozhë, pjestarët e së cilës duhet të dorëzonin jashtë mureve telefonat celularë.

Emri i tij qe preferenca, kalkulimi, ndoshta kapriçoja e një njeriu të vetëm. Për të ka vendosur Edi Rama, tek pullë dhe këtë e di kushdo përfshirë edhe vetë presidentin e ardhshëm. Prandaj, në momentin që ka pranuar, bashkë me po-në që ka thënë, ndoshta me entuziazëm apo ndoshta me dyshim, ai i është përulur kësaj rruge aspak transparente dhe këtij procesi të denjë për vende autokratike.

Mund të merret me mend lehtësisht se ky nuk është një augur i mirë për të nesërmen, pasi fakti që gjeneral Bajrami ka vendosur të mbyllë sytë për mënyrën se si u përzgjodh, bën automatikisht kurban një pjesë të vlerave të rëndësishme që ai duhet të mbartë si president i vendit.

Pikërisht për këtë ai nuk do ta nisë dot detyrën në kushtet më të mira të mundshme. Ai nuk do të hyjë në zyrën e tij me këmbën e djathtë. Ai nuk do te jetë i besuar, por i paragjykuar dhe ky është minusi më i madh për dikë që e ka në përshkrimin e vendit të punës, të qenit përfaqësues i unitettit të ne të gjithëve. /Lapsi.al

 

Tags: ANDI BUSHATIBajram Begajpresidenca

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Meta firmos nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra të gjeneralit Bajram Begaj

Meta firmos nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra të gjeneralit Bajram Begaj

Marine Le Pen goditet me vezë (VIDEO)

Marine Le Pen goditet me vezë (VIDEO)

Shakira konfirmon ndarjen e saj nga Gerard Pique: Respektoni privatësinë tonë

Shakira konfirmon ndarjen e saj nga Gerard Pique: Respektoni privatësinë tonë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com