Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Bajram Begaj drejt Presidencës

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bajram Begaj drejt Presidencës

Sot në Kuvend do të votohet si President Bajram Begaj, aktualisht shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë. Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste dhe nëse zgjidhet, do të jetë Presidenti i tetë pas pluralizmit, dhe i treti që vjen me karrierë ushtarake. Më herët e kanë mbajtur postin e Kreut të Shtetit ish ushtarakë, si Alfred Moisiu dhe Bujar Nishani.

Emrin e tij e bëri publik kryetari i PS-së dhe kryeministri Edi Rama. Rama e cilësoi atë si “shëmbëlltyra e atij normaliteti, qytetarie dhe sensi të shërbimit ndaj vendit dhe njerëzve të këtij vendi për të cilin ajo zyra ka nevojë urgjente”, duke ju referuar presidentit aktual Ilir Meta, me të cilin mazhoranca ka pasur përplasje të vazhdueshme.

Në një seancë të posaçme në Kuvend, pritet që të zhvillohet raundi i katërt për të zgjedhur Kreun e ri të Shtetit, pasi tre të parat dështuan dhe opozita u tërhoq nga marrëveshja me PS-në. Për këtë raund mjaftojnë vetëm 71 vota.

Para se të shkojë në Kuvend, emri i Begajt do t’i dërgohet paraprakisht Grupit Parlamentar të PS-së, që do të mblidhet paraditen e së shtunës rreth orës 10:00 dhe nga ku do të mblidhen dhe firmat e nevojshme.

Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvend. Afati i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00 sot, ndërsa më pas, në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve, që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS-ja.

Në orën 18:00 Kuvendi do të zhvillojë seancën për të ezauruar raundin e katërt. Këtë herë Kuvendi e ka një emër të depozituar, atë të Bajram Begajt. PS i ka votat për të zgjedhur Kreun e ri të Shtetit, pasi në këtë raund mjaftojnë 71 vota.

Tags: Bajram Begajpresidencarama

TË LIDHURA

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona
Aktualitet

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

11:30 | 11/10/2025
Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

11:04 | 11/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës
Aktualitet

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Next Post
Zgjedhja e Presidentit të ri, PD zyrtare nuk do të marrë pjesë në raundin e katërt

Zgjedhja e Presidentit të ri, PD zyrtare nuk do të marrë pjesë në raundin e katërt

I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë, sot temperatura deri në 36°C

I nxehti afrikan "godet" Shqipërinë, sot temperatura deri në 36°C

288 fëmijë mësojnë falas gjuhën e huaj, “Fundjavë Ndryshe” nuk ndalet në misionin fisnik

288 fëmijë mësojnë falas gjuhën e huaj, "Fundjavë Ndryshe" nuk ndalet në misionin fisnik







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re
Kosovo

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

by mirseda
12:31 | 11/10/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot...

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

11:30 | 11/10/2025
Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

11:04 | 11/10/2025
Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

09:23 | 11/10/2025
Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

22:37 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com