Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Berisha, “i treti i vërteti”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Të gjithë ata që prisnin që Sali Berisha herën e tretë të nusërimit të tij në krye të partisë së tij, të ndryshonte dhe të reformohej, kanë shansin të shikojnë se ai është “i treti i vërteti”. Kryesia e re, e dalë nga partia e Berishës, është një provë e gjallë se ai në “shansin” e tij të tretë, ka shkuar tek Sali Berisha i vërtetë, mosbesues, paranojak, mediokër, i mbyllur në guaskë të vet, me besnikë të pështirë dhe pa dilemën më të vogël për të ndjekur atë.

Të gjithë ata që përdori në foltore, të gjithë ata që u bën urë për ta rikthyer dhe një herë atë në krye të partisë së tyre, patën rastin dje të shikonin çfarë donte dhe çfarë arriti në të vërtet Sali Berisha.

Identiteti i përbashkët i gjithë të zgjedhurve në kryesinë e tij, është prova që janë besnikë pa dilema për të, një ekip truprojash, që kanë hequr dorë nga të menduarit dhe ruajnë vetëm shqisën e dëgjimit.

Kjo është lista më mediokre dhe më pa personalitete që PD ka pasur ndonjëherë në historinë e saj, edhe pse për fat nuk është listë e PD, por e partisë së Berishës. Dhe për ta kuptuar se sa e pështirë është si listë, nuk duhen para ata që kanë hyrë, por duhen parë ata që nuk kanë hyrë në atë listë.

Ata që nuk kanë hyrë, janë më të njohur si servilë dhe jokurrizorë se këta që kanë hyrë, por ndryshe nga këta, kanë pasur herë pas here në jetën e tyre politike oshilime dhe shkuarje sa andej këtej.

Edhe pse janë po kaq qesharakë dhe ndoshta dhe më tepër se këta ndonjëherë, ata janë jashtë liste si njerëz që ndonjë herë mund të “çmenden” dhe të tradhtojnë.

Ky kriter ka djegur Genc Pollon, njeriun që bëri gjithçka që Berisha të triumfonte përballë PD, Tritan Shehun, i cili përdori gjithçka nga të qenit i paturp për këtë ditë, Ben Imamin, që kur u duhet e thërrasin si tankist, e kur nuk u duhet i kujtojnë tankun, madje dhe Kleves Balliun, që mendonte se ja kishte fajin vota e lirë dhe jo çmimi i lirë i tij.

Dhe kur mendon që as Kokalari e cila mendonte se ishte krahu i djathtë i Doktorit, befas e pa veten në krah të Garos jashtë liste, situata bëhet dhe më tragjikomike.

Janë pikërisht këta që nuk janë zgjedhur që e bëjnë dhe më të banale, më të neveritshme listën e fituesve. Pasi tani ata që kanë “fituar” kanë me se krahasohen. Dmth janë dhe më të devotshëm dhe më pa shtyllë kurrizore se këta që nuk kanë fituar të cilët, dhe ashtu ishin pjesa më vulgare e gjithë “Foltores”, ne ndryshimin se kanë dhënë prova që dhe tradhtojnë ndonjëherë..

Për herë të tretë ne kemi shansin të shikojmë Berishën e vërtetë, atë që kemi njohur tridhjetë vjet, por tani pa stërmundimin për tu dukur ndryshe. Është kohë e vështirë për të dhe i duhen thjesht disa qen gjahu, dhe jo gjahtarë për t’i nisur në luftë. Ka bërë një kryesi për ta mbrojtur veten dhe jo për të mundur kundërshtarin. Dhe kjo është e vetmja gjë e vërtetë e “Foltores” së tij.

Tags: Berishafoltoremero baze

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Alibeaj: S’është President tangoje, por i shqiptarëve!

Ministri i Jashtëm rus: Lërini thashethemet, Putin s’ka asnjë sëmundje

Nuk ndalen ndërtimet, dyfishohet sipërfaqja e lejeve në Tiranë në tremujorin e parë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com