Ish-Presidenti Bujar Nishani ndodhet në gjendje kritike për jetën, në një spital në Gjermani.
Ai u transportua për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficiencë respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
Burimet thanë për “Panorama”, se Nishani po mbahet në jetë përmes aparaturave.
Gjëndja e tij shëndetësore u rëndua pas infektimit të tij me koronavirus, disa muaj më parë.