Aktori i humorit Agron Llakaj, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Më lër të flas” nga Donald dhe Romeo Veshaj. Ndërsa ndau me publikun eksperiencën në television, karrierën e tij e jetën plot vështirësi ku i është dashur që të sakrifikojë, ai u ndal edhe tek njerëzit mosmirënjohës. Agroni shprehu hapur pakënaqësitë që ka patur me Altin Bashën.
Agron Llakaj u shpreh se kishte qenë pikërisht ai që e kishte propozuar Altinin si regjisor asokohe, sepse i kishte pëlqyer një shfaqje e tij. Por pas disa vitesh, u largua nga “Portokalli”-a, dhe emri i tij nuk u përmend me në përmbledhje spektaklesh duke e konsideruar këtë si “humbje respekti”. Ai përmendi që ka qenë një nga ideatorët e programit, dhe asokohe aktori i humorit ishte më i paguari në Shqipëri.
Duke ju referuar Altin Bashës ai tha: “Kemi patur marrëdhënie të shkëlqyera kur ishim në “Portokalli”, por nuk e di se çfarë ndodhi pasi ika unë. E humbi respektin dhe emri im nuk përmendej në “Top Channel”.