Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Turqia e prerë, s’do të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

3 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Turqia e prerë, s’do të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se nuk do ta miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, nëse ato sanksionojnë Ankaranë.

“Para së gjithash, ne nuk do t’u thonim “po” atyre që vendosin sanksione ndaj Turqisë për t’u anëtarësuar në NATO, e cila është një organizatë e sigurisë. Sepse atëherë NATO-ja nuk do të mbetej më një organizatë sigurie, ajo bëhet një vend ku përqendrohen përfaqësuesit e terrorit”, tha Erdogan.

Duke folur në një konferencë shtypi në Ankara, Erdogan tha se delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk duhet të shqetësohen të vijnë në Turqi për të provuar të bindin Turqinë, që të miratojë anëtarësimin e vendit në NATO.

Ministri i Jashtëm i Turqisë mbajti “disa” takime me homologët suedezë dhe finlandezë, tha Erdogan, duke shtuar se asnjë nga të dy vendet nuk kishte një qëndrim të qartë kundër organizatave terroriste.

“Edhe nëse thonë “ne jemi kundër tyre”, përkundrazi kanë deklarata që thonë se nuk i dorëzojnë terroristët që duhet t’i dorëzojnë Turqisë”, tha ai.

Ai shtoi se Suedia është një “fole” për organizatat terroriste, duke thënë se i lejon terroristët të flasin në parlamente.

“Ata kanë ftesa speciale për terroristët. Ata madje kanë deputetë pro PKK-së në parlamentet e tyre. Si do t’u besojmë atyre?”.

Erdogan përsëriti të njëjtin qëndrim javën e kaluar kur u shpreh në një konferencë shtypi në Stamboll se ai nuk po e shikonte mundësinë e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO “pozitivisht”, duke akuzuar të dy vendet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

PKK, ose Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila kërkon një shtet të pavarur në Turqi, ka qenë në një luftë të armatosur me Turqinë për dekada dhe është cilësuar një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: FinlandëNATOPRESIDENTI I TURQISERecep Tayyip Erdogansuedi

TË LIDHURA

“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta
Aktualitet

“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta

17:09 | 14/10/2025
Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, në pranga 41-vjeçari me precedent penal
Aktualitet

Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, në pranga 41-vjeçari me precedent penal

17:07 | 14/10/2025
Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë
Aktualitet

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë

16:13 | 14/10/2025
Next Post
Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësimin në NATO

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësimin në NATO

Nga gjoba tek dënimi me burg/Finalja e Conference League, “blindohet” Tirana

Nga gjoba tek dënimi me burg/Finalja e Conference League, "blindohet" Tirana

Ronela Hajati shpërthen ndaj kritikëve: Opinionistë të kalbur

Ronela Hajati shpërthen ndaj kritikëve: Opinionistë të kalbur







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Shqipëri-Jordani, nis miqësorja në “Air Albania”
Sport

Shqipëri-Jordani, nis miqësorja në “Air Albania”

by mirseda
19:11 | 14/10/2025
0

Shqipëria 0-0 Jordania Shqipëria pret Jordaninë në miqësoren, e cila luhet në “Air Albania”, me fillim nga...

“S’ka eufori pas fitores me Serbinë”, Bulku: Jemi gati, ndaj Jordanisë s’është miqësore

“S’ka eufori pas fitores me Serbinë”, Bulku: Jemi gati, ndaj Jordanisë s’është miqësore

19:09 | 14/10/2025
Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

19:07 | 14/10/2025
Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

18:18 | 14/10/2025
Nis numërimi i votave në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot

Nis numërimi i votave në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot

18:15 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com