Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Loja e rrezikshme e Berishës me “genocidin serb”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
E pyeti për inceneratorët, reagon Berisha: Kur i përmendet afera, ia mbath

Nga: Andi Bushati

Sali Berisha ka dëshmuar edhe një herë kapacitetin e tij politik për ti ngritur kurthe të pa kapërcyeshme kundërshtarëve. Ai e detyroi sot kopenë e deputetëve socialistë të hidhnin poshtë, me shumicë votash, një rezolutë që dënon genocidin serb në Sebrenicë gjatë luftës në Ballkan, në fillim të viteve ‘90. Ai provoi edhe njëherë tezën që përsërit me kokfortësi, që prej aventurës së rrezikshme të shkëmbimit të territoreve, se midis Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit ekziston një lidhje okulte që nuk e lejon kryeministrin tonë të rreshtohet në sinkron me vlerat e botës perendimore.

Këtë seancë në Kuvend, Sali Berisha kishte ngazëllimin e plakut të shndërruar në fëmijë, teksa endej me celular në dorë për të fotografuar ministrat dhe deputetët e majtë, që ngrinin lart katronat e kuq për mohimin e genocidit serb. Ai nuk e përmbante dot entuziazmin teksa shihte kundërshtarët e tij politikë të adoptonin një qëndrim që do e kishin zili edhe në Moskë edhe në Beograd.

Edhe më në favor të tij e shndërronin situatën justifikimet idiote të Taulant Ballës, që i shmangej thelbit të çështjes me arsyetimet se tufa e tij nuk mund të votonte projekt rezolutën e një non -grate, të vdekur, që dikur thyente embargon e naftës ndaj ish Jugosllavisë.

Me perversitetin e tij, Sali Berisha ia arriti sot ti vendoste marionetat e Ramës në një pozicion të vështirë. Sepse genocidin serb, në masakrën e korrikut 1995 në Sebrenicë, ku u masakruan 8 mijë burra dhe adoleshentë muslimanë, e ka njohur tashmë edhe Gjykata Penale e Krimeve të Luftës në ish Jugosllavi, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë edhe Parlamenti Europian. Atë ka dështuar ta njohë OKB-ja si pasojë e një vetoje të Rusisë në 2015 dhe nuk e pranojnë vetëm ekstremistët e Beogradit apo ata të republika Sebskas në Bosnje.

Pra, duke shkrepur pafundësisht celularin e tij Berisha shprehte gëzimin malinj që i kishte detyruar deputetët socialistë të bëheshi njësh me ‘botën serbe”.

Por, sa do i rëndë të jetë ky episod për Edi Ramën dhe socialistët, sado të dëshmojë ai për vartësinë nga Vuçiç, mbi të cilën kryeministri ynë ka ngritur një këmbë të lobingut dhe reputacionit të tij ndërkombëtar, sado që ai të diskredidojë kundërshtarin në luftën e vet politike, ky hap i Sali Berishës, nuk është i llogaritur mirë. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Sepse dëmi që i bëhet në këtë rast Edi Ramës është shumë më i vogël se njolla që i mbetet Shqipërisë.

Nga sot e tutje, kushdo që të gërmojë në arkiva, kushdo që do të lundrojë në internet, do të gjejë një lajm se parlamenti ynë ka rrefuzuar ta dënojë genocidin serb në luftën e Bosnjës. Dhe kjo është një njollë që i mbetet gjithë shqiptarëve, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në kohën që u shqyrtua kjo rezolutë. Prandaj në raste të tilla, forcat politike, përpara se të shpallin nisma të ngjashme, bien paraprakisht dakord me njëra-tjetrën, për të shmangur çdo të papritur.

Si një ish president dhe ish kryeministër, si një politikan me përvojë 30 vjeçare, Berisha e di mirë këtë. Ai është i ndërgjegjshëm se nuk mund të nxirret përfitim në politikën e brendëshme nga një çështje që të koston në arenën ndërkombëtare. E megjithatë me gjakftohtësinë e një kundërshtari cinik dhe me entuziazmin e një fotografi amator, ai e kapërceu këtë prag, duke e nxirë vërtet Edi Ramën, por duke spërkatur me cërklat e tij edhe fytyrat e të gjithëve ne. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIBerishaSrebenice

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
“Ukraina nis kundërofensivë në Izyum”

"Ukraina nis kundërofensivë në Izyum"

Stërnipi i Ismail Qemalit tregon tentativat për t’u kthyer në Shqipëri: Sigurimi më kërcënoi të tërhiqesha

Stërnipi i Ismail Qemalit tregon tentativat për t’u kthyer në Shqipëri: Sigurimi më kërcënoi të tërhiqesha

Gjermania mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Gjermania mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”
Bota

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

by mirseda
19:21 | 31/01/2026
0

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka paralajmëruar se tarifat e reja të shpallura nga administrata Trump për...

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

18:27 | 31/01/2026
“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

17:53 | 31/01/2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

17:07 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com