Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Parashkrimi i krimeve, gabimi më i parë i Ramës përballë SPAK

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Parashkrimi i krimeve, gabimi më i parë i Ramës përballë SPAK

Nga: Skënder Minxhozi

Sa herë që janë pyetur në njëzet vjetët e fundit në lidhje me mosdënimin e krimeve të pretenduara të kryera nga kundërshtarët e tyre politikë, socialistët janë justifikuar duke e drejtuar gishtin tek drejtësia e kontrolluar nga Sali Berisha. “Nuk merremi dot me juristët e plepave”, ka qenë justifikimi klasik i Nanos, Majkos e më vonë Ramës. Nën këtë diçiturë u harruan fajet e përgjegjësitë shtetërore gjatë viteve ’90 kur u dogjën gazeta, u burgosën, rrahën e dhunuan politikanë e gazetarë, apo edhe kur qindra milionë dollarë kursime dhe apartamente u bënë tym nga firmat piramidale e kur shteti u çmend duke nxjerrë në rrugë ushtrinë kundër popullit të vet.

I njëjti fat i është rezervuar kohë më pas edhe zullumeve të tjera që kanë pasuar për shkak të arbitraritetit e arrogancës së shtetit, gjatë dekadës së parë të shekullit ku kemi hyrë. Gërdeci, 21 prilli, Rruga e Kombit, Marrëveshja Detare me Greqinë e të tjera histori të mbarsura eventualisht me korrupsion e shkelje ligji, janë përdorur si municion verbal në luftën politike në opinionin publik, por nuk e panë kurrë një proces serioz hetimi e gjykimi. Sërish “juristat e plepave” ishin justifikimi i përdorur vend e pa vend!

Sot Edi Rama ka ndërmarrë një kryqëzatë në epruvetë kundër SPAK. Është kryqëzatë në epruvetë sepse deri më sot nuk ka ndonjë provë se kryeministri dhe qeveria kanë penguar me fakte hetimin apo dërgimin para drejtësisë të zyrtarëve të lartë socialistë. E kundërta ka ndodhur. Krejt ndryshe nga sa bënte Berisha pas 21 janarit, kur i kthente mbrapsht fletë-arrestet e gardistëve tek dera e Këshillit të Ministrave, Rama nuk është investuar që njerëzit e tij të partisë të mos shkojnë në burg dhe as po i mbron sot, teksa sulmon SPAK. Po kërkon hetime për të tjerët, jo që hetimet të ndalen për të tijët!

Duhet thënë se ky presion publik i Edi Ramës është sa i kotë aq edhe i dëmshëm. Presioni politik mbi drejtësinë kujtohej një praktikë e arshivuar dhe madje thelbi i reformës në drejtësi që Edi Rama e konsideron suksesin më të madh të qeverisjes së tij, është që ta mbajë larg drejtësinë nga duhmat e politikës.

Ndërkaq, tek sheh tonet e rënda dhe seriozitetin me të cilin kryeministri ankohet për mosveprimin e SPAK ndaj Berishës, Metës e të tjerëve, nuk mund të mos tundësh kokën e të kujtosh se ndodhemi në vitin e nëntë të qeverisjes së Edi Ramës. Prej nëntë vitesh ai hyn çdo ditë në një godinë dhe punon në një zyrë prej nga janë urdhëruar vrasje njerëzish me duar në xhepa. Zyra e Ramës është po ajo zyrë ku Berisha, siç deklaronte publikisht në media, ishte kthyer në snajperin e pestë që do të vriste kreun e opozitës në 21 janar!

Në nëntë vjet, duke u fshehur pas “juristëve të plepave” socialistët jo vetëm amnistuan politikisht kundërshtarët e tyre, por edhe përfshinë në koalicion Ilir Metën (të cilin sot e anatemojnë) dhe e zgjodhën më pas president republike, u ulën e bënë pazare me Bashën dhe harruan de facto gjithçka për të cilën kishin luftuar kur ishin në opozitë. Duke çuar në këtë mënyrë drejt parashkrimit shumë vepra penale të asaj kohe, të cilat për shkak të djegies së afateve sot mund të jenë duke u arshivuar, duke hequr mundësinë procedurale të rihapjes, hetimit e gjykimit! Ky është gabimi më i parë i Ramës ndaj SPAK, që daton shumë kohë para deklaratave të orëve të fundit.

Sot apatia e dukshme e SPAK dhe heshtja e fajshme e Arben Krajës ndaj malit të dosjeve të qeverisjes Berisha-Meta, është gjithashtu edhe përgjegjësia direkte e nëntë viteve heshtje të qeverisjes socialiste. Gjatë të cilave viktimat e Gërdecit e 21 janarit morën vetëm nga një tufë lule, por kurrë drejtësi. Teksa ankohet për SPAK, Rama duhet të bëjë edhe bilancin shterpë të angazhimit të tij si maxhorancë dhe si qeveri, për të kërkuar, gjetur e ofruar fakte e prova për akuzat që i dëgjojmë prej njëzet vitesh. Nuk e kanë penguar “plepat” ta kryejë këtë gjë, e ka penguar natyra e njohur hipokrite e politikës shqiptare ku çdo gjë falet e harrohet. Porsi një rrahje krahësh në derën e një spitali, pas një shpërthimi gjigand në periferi të Tiranës… /abcnews.al

 

Tags: ramaskender MinxhoziSPAK

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovisionit (FOTO)

Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovisionit (FOTO)

Ukraina merr veprimin e radhës, mbyll “rubinetin” e gazit rus për Evropën

Ukraina merr veprimin e radhës, mbyll “rubinetin” e gazit rus për Evropën

Elsa Lila del nga burgu

Elsa Lila del nga burgu

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

U betuan 135 deputetë, Peleshi thirrje për bashkëpunim mes palëve! Detaje nga seanca e sotme parlamentare
Politikë

U betuan 135 deputetë, Peleshi thirrje për bashkëpunim mes palëve! Detaje nga seanca e sotme parlamentare

by mirseda
19:22 | 12/09/2025
0

Gazetari Ergys Gjençaj dha detaje nga ajo që ndodhi në Kuvend gjatë ditës së sotme. Kuvendi i...

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh

18:52 | 12/09/2025
Përfundon procesi i votimit, Niko Peleshi zgjidhet me 84 vota kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Përfundon procesi i votimit, Niko Peleshi zgjidhet me 84 vota kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

18:41 | 12/09/2025
Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

18:31 | 12/09/2025
Kuvend, deputetët betohen, momentet pikante nga seanca parlamentare e pasdites

Kuvend, deputetët betohen, momentet pikante nga seanca parlamentare e pasdites

18:23 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com