Këngëtarja Elsa Lila e cila u arrestua në operacionin e policisë italiane, ku u shkatërrua banda shqiptare italo-shqiptare, mësohet se ka dalë nga burgu.
Daja i saj, avokati Saimir Vishaj, ka konfirmuar se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat. Elsa Lila u arrestua në operacionin e policisë italiane në 16 mars.
Këngëtarja u shoqërua nga autoritetet e vendit fqinj, pasi kishte dyshime se ishte e përfshirë në një grup kriminal që merrej me “trafik droge”. Lila u dyshua se ishte financierja e një grupi, që merrej me “trafik ndërkombëtarë droge”.