büyükçekmece lasitkçi casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetbüyükçekmece lasitkçi süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezarcasinotipobetpashagamingdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetjojobetjojobetdeneme bonusujojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelerwbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbüyükçekmece lasitkçi betwooncasibomjojobetjojobet girişjojobet güncel giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat e reja të Speciales

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë. Gjatë seancës për paraqitje të mëtejme më 10 maj, Thaçi tha se nuk i ka kuptuar akuzat sepse kanë qenë shumë të redaktuara, por tha se deklarohet i pafajshëm.

“Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, tha ai, teksa mori pjesë në seancë përmes video-lidhjes nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, tha se Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, vetëm dy kategoritë e para përmbajnë akuza të reja.

Akuzat e reja kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan.

“Kategoria e parë përbëhej nga dy qendra ndalimi në Komunën e Suharekës, ku anëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të përndjekjes, të burgosjes apo të ndalimit arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim çnjerëzor, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë”, tha ai.

“Kategoria e dytë kishte të bënte me dy incidente të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme të kryera në një qendër ndalimi në Komunën e Gjilanit dhe modifikimin e kohës kur ka ndodhur kjo”.

Po ashtu, Prokuroria e Specializuar ka përfshirë në akuzën e re, dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejt në krime të Thaçit.

“Dhe kategoria e tretë përbëhej nga dy incidente për pjesëmarrje personale të akuzuarit në krimet e kryera”, tha Guillou.

Gjatë seancën nuk u lexuan akuzat e reja, por gjyqtari tha se të njëjtat do të publikohen online.

Gjatë 10 majit, pritet që para Dhomave të Specializuara të paraqiten edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët së bashku me Thaçin, kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar.

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u ngrit më 26 tetor të vitit 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Për ç’ka akuzohen ish-krerët e UÇK-së?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. /evropaelire

Tags: gjykatëhashim thaciIsh-presidenti i Kosovës

TË LIDHURA

Rajoni

Profesori serb për deklaratën e ministres së Vuçiçit: Jo vetëm fyeu shqiptarët, poshtëroi Serbinë!

11:04 | 17/07/2026
Bota

Marta Kos reagon ndaj deklaratës së Paunoviç: Nuk mund ta imagjinoj që është ende ministre

14:29 | 16/07/2026
Bota

Mitsotakis sulmon opozitën dhe Prokurorinë Europiane: Kush do t’u kërkojë falje ministrave tanë?

13:45 | 16/07/2026
Next Post

Asnjë përparim në paketën e sanksioneve të BE-së në Hungari

Arrestime në nivele të larta të drejtësisë në Mal të Zi

“Presidenti”/Mazhoranca propozon 15 majin për kandidaturat (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com