Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Makina luksoze aksidenton çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjën e tyre, politika: Të fortët sillen si Zot në rrugët e Tiranës

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Makina luksoze aksidenton çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjën e tyre, politika: Të fortët sillen si Zot në rrugët e Tiranës

Një makinë luksoze aksidentoi rëndë një çift dhe foshnjën e tyre, e më tej u largua nga vendngjarja. Çifti i bashkëshortëve me foshnjën e tyre tre muajsh po kalonin rrugën në vijat e bardha në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, kur u përplasën nga një makinë luksoze tip “G Class”. Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë vrapuar për t’u dhënë ndihmën të aksidentuarve, më pas të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku foshnja ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa dy prindërit ndodhen në terapi intensive. Burime të mediave bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është futur në vija të bardha me semafor të kuq, duke marrë përpara, dy prindërit Vilma dhe Arian Konomi dhe foshnjën tre muajsh.

Autori rezultoi pozitiv në testin e drogës

Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi familjen në mes të rrugës te vijat e bardha, ka rezultuar pozitiv në testin e drogës. “Në lidhje me aksidentin e ndodhur në “Rrugën e Kavajës”, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se: Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike”, njofton policia.

Policia aksion në kryeqytet, kontroll drejtuesve të mjeteve luksoze nëse kanë konsumuar alkool dhe drogë

Pas aksidentit, Policia Rrugore ushtroi kontrolle masive të automjeteve në të gjithë Tiranën. Efektivë të Policisë Rrugore u shpërndanë në akset hyrëse, dalëse dhe rrugë të tjera brenda Tiranës, për të verifikuar automjetet, kryesisht ato luksoze.

39-vjeçari ishte gjobitur 8 herë nga policia për shkelje të qarkullimit

Policia e Tiranës thotë se Ajas Sulejmani është gjobitur 8 herë nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ashtu, 3 javë më parë është shoqëruar nga policia për verifikim në fushën e trafikut të drogës, por që më pas është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor. “Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.

Po ky shtetas është shoqërur tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Aksidenti/ Deputeti i PD: Policia nuk duhet të bëjë një sy qorr përballë shoferëve me makina 250 mijë €

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me aksidentin e rëndë, ku një makinë përplasi një çift së bashku me fëmijën e tyre 3 muajsh. Ai thotë se Policia e Shtetit nuk duhet të bëj një sy qorr e një vesh shurdh as përball një shoferi me një makinë modeste, por as para shkelësve të ligjit me makina 250 mijë euroshe.

Statusi

Për policinë që tutet para te “fortëve”

Dua ta nis këtë reagim me një lutje që familja që u aksidentua sot në “Rrugën e Kavajës” të shërohet sa më shpejtë e ta harroj këtë ditë të keqe. Por dua të denoncojë me zë të lartë neglizhencën e Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve të mediave 39-vjeçari që gati sa nuk shkaktoi një tragjedi është një shkelës i vazhdueshëm i kodit rrugor. Ai rezulton i proceduar 8 herë për shkelje serioze të kodit rrugorë. Por në vend që atij ti privohej e drejta për të drejtuar makinën, pa ju dridhur qerpiku ai qarkullonte në Tiranë me një makinë 250 mijë euro dhe gati sa nuk i mori jetën një familje të re e të pafajshme.

Ne jemi vet dëshmitarë sesi qytetarët e thjeshtë ndalohen në mes të ditës dhe gjobiten në kufijtë maksimal të vlerës vetëm sepse nuk ndezin dritat. Sesi mbushen plot me gjoba për parkime në lagje. Por nga ana tjetër herë pas here bëhemi dëshmitarë sesi bosët me makina luksoze lëvizin lirshëm në të gjithë vendin duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.

Policia e Shtetit nuk duhet të bëj një sy qorr e një vesh shurdh as përball një shoferi me një makinë modeste por as para shkelësve të ligjit me makina 250 mijë euroshe.

Gjithashtu i bëj thirrje policisë që të verifikojë në çdo moment tabelat me logot e Kryesisë së Kuvendit apo të ministrive në xhamat e parë të automjeteve luksoze se ka zëra që ato tabela po shiten si patentat në treg të zi. Si ka mundësi që në çdo makinë luksoze ka një tabelë institucioni shtetëror? A nuk i bën përshtypje uniformave blu kjo? A ju duket normale që një Lamborghini, G-Clas apo Range Rover qarkullon me mjet identifikues institucionesh shtetërore?

Braçe: Të fortët sillen si Zot në rrugët e Tiranës, paraja i nxjerr mbi ligjin

Edhe deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka reaguar i revoltuar në lidhje me aksidentin që ndodhi një ditë në parë në mes të Tiranës. Braçe thotë se ka kohë që në rrugët e kryeqytetit, të fortët sillen si “Zot” me makina të shtrenjta.

Statusi

Sepse u be kohe qe, ne RRUGET E TIRANES sillen si zot TE FORTET, keta me keto makina, te shtrenjta e qe paraja e madhe ju jep nje status mbi cdokend tjeter, ne kufijte e TE DREJTES PER TE SHTYPUR; mbi ligjin po e po;

Ecin si te duan, ndalojne ku te duan, parkojne dysh e tresh ku te duan, posacerisht para lokaleve ku ulen e ku doemos duhet te kene si pamje ata por edhe gjindja, MAKINEN STATUS;
pa pyetur per kerkend, edhe 200 meter larg ne cdo drejtim nga godina e Qeverise!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Tags: Ajas Sulejmaniaksidentitirane

TË LIDHURA

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova
Aktualitet

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

18:47 | 24/06/2025
INSTAT publikon shifrat e krizës së prodhimit vendas
shendetesi

INSTAT publikon shifrat e krizës së prodhimit vendas

15:08 | 24/06/2025
Tenderi mbi 2 mln lekë për rrugën “Rrëshen-Shpal” që “dogji” kreun e KPP-së dhe tri vartësit e tij
Aktualitet

Tenderi mbi 2 mln lekë për rrugën “Rrëshen-Shpal” që “dogji” kreun e KPP-së dhe tri vartësit e tij

15:05 | 24/06/2025
Next Post
Rexhep Uka: Me bujqësinë e lënë pas dore, kan*bisi legal nuk është një alternativë

Rexhep Uka: Me bujqësinë e lënë pas dore, kan*bisi legal nuk është një alternativë

Mot i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, temperaturat në rritje

Mot i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, temperaturat në rritje

Çfarë pritet të ndodhë në paradën e Ditës së Fitores së Rusisë

Çfarë pritet të ndodhë në paradën e Ditës së Fitores së Rusisë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova
Aktualitet

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

by mirseda
18:47 | 24/06/2025
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024,...

Zelensky paralajmëron Europën për kërcënimin rus:Nëse bie Ukraina, Rusia do trokasë në derën tuaj

Zelensky paralajmëron Europën për kërcënimin rus:Nëse bie Ukraina, Rusia do trokasë në derën tuaj

18:38 | 24/06/2025
Ndeshja ndaj Salzburg në Botërorin e Klubeve, Mbappe në dyshim

Ndeshja ndaj Salzburg në Botërorin e Klubeve, Mbappe në dyshim

18:36 | 24/06/2025
‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

18:14 | 24/06/2025
Fox news: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen për marrëveshjen e armëpushimit Iran-Izrael

Fox news: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen për marrëveshjen e armëpushimit Iran-Izrael

17:44 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com