Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Kushi dhe Drejtoresha e UNDP-së për Evropën përurojnë shkollën 9-vjeçare në Krujë

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kushi dhe Drejtoresha e UNDP-së për Evropën përurojnë shkollën 9-vjeçare në Krujë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi së bashku me Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Drejtoreshën Rajonale të UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura Mirjana Špoljarić Egger, përfaqësuesen e UNDP në Shqipëri Monica Merino dhe Shefin e Bashkëpunimit për Zhvillim nga Delegacioni i BE-së Hubert Perr, morën pjesë në përurimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Gjergj Kastrioti” në Bilaj të Krujës.

Ky objekt arsimor është rindërtuar plotësisht nga Programi EU4Schools pas tërmetit të 2019-ës dhe financuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Ministrja Kushi gjatë fjalës së saj u shpreh se nga kjo shkollë do të përfitojë një komunitet prej 2,120 banorësh, 110 nxënës, 37 fëmijë kopshti dhe 13 mësues. Ajo shtoi se shkollat e reja janë ndërtuar me parimin “ta rindërtojmë më mirë” (Built Back Better) që nënkupton shkolla më të mëdha, më të forta, më të sigurta, me eficiencë energjetike, në përshtatje për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe me standardet më bashkëkohore.

Duke falënderuar partnerët në rindërtimin e shkollave, UNDP dhe EU4Schools (BE për Shkollat),  Kushi theksoi se përgjegjësia tashmë mbetet jo vetëm tek mirëmbajtja e kësaj shkolle dhe e të gjitha shkollave të rindërtuara, por edhe tek rritja dhe mbajtja e cilësisë më të mirë në mësimdhënie.

Ndër të tjera ajo tha se kjo shkollë, si shumë shkolla të tjera, shërben tashmë edhe si qendër komunitare, duke u shërbyer jo vetëm nxënësve dhe fëmijëve të kësaj shkolle, por të gjithë banorëve të zonës. Vetëm nga programi i rindërtimit që përfshin afro 180 objekte arsimore, mbi 80 objekte arsimore janë përfunduar.

Programi “EU4Schools” nisi të zbatohet në Prill 2020 dhe deri më tani 23 objekte janë përfunduar, 16 janë në ndërtim e sipër. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” përmban dhomë për psikologun, dhomë për infermierin, sallë multifunksionale, një bibliotekë, një palestër, një fushë futbolli me tapet, kënd lojërash, tre laboratorë, një Informatike, një Fizike dhe një Kimie.

Tags: Evis KushikrujeMinistrja e Arsimit dhe Sportit

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Next Post
Kompanitë perëndimore largohen nga Rusia, rusët mbeten pa punë

Kompanitë perëndimore largohen nga Rusia, rusët mbeten pa punë

E ardhmja e ekonomisë në kushtet e inflacionit të lartë

E ardhmja e ekonomisë në kushtet e inflacionit të lartë

Kush është Alina Kabaeva, e dashura e supozuar e Putinit?

Kush është Alina Kabaeva, e dashura e supozuar e Putinit?







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com