Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Leku u forcua përsëri këtë javë, Euro kthehet pranë minimumit historik

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Leku u forcua përsëri këtë javë, Euro kthehet pranë minimumit historik

Leku i është rikthyer këtë javë mbiçmimit në kursin e këmbimit me Euron. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 120.29 Lekë, në rënie me rreth 0.8 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Euro po i afrohet sërish niveleve minimale historike, që u shënuan në pjesën e dytë të muajit prill. Konkretisht, në 22 prill kursi i këmbimit të Euros zbriti deri në 120.18 Lekë, duke barazuar vlerën më të ulët historike, të shënuar më parë edhe në fund të vitit 2007.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se përgjithësisht kërkesa për Euro në tregun valutor ngelet e vakët, ndërsa afrimi i sezonit turistik ka filluar të ndikojë në një rritje të ofertës. Ky efekt mund të vijë sidomos nga shtimi i turizmit hyrës, sidomos gjatë fundjavave, sidomos nga vendet fqinje të rajonit. Historikisht, sezoni turistik karakterizohet nga një forcim i Lekut në kursin e këmbimit, kryesisht për shkak të shtimit të prurjeve valutore dhe të rritjes së ofertës së Euros në treg.

Banka e Shqipërisë ka evidentuar në analizat e saj se mbiçmimi i Lekut gjatë sezonit turistik në vitet e fundit ka një prirje për të qenë më i hershëm dhe më i shtrirë në kohë, tendencë e lidhur direkt me zgjatjen e sezonit të turizmit hyrës. Përtej këtij faktori, sidoqoftë pozita kaq e fortë e lekut në kursin e këmbimit me Euron ngelet pjesërisht e vështirë për t’u shpjeguar edhe nga ekspertët. Që nga tremujori i fundit i vitit të kaluar, ekonomia shqiptare po vuan efektet e valës inflacioniste që ka përfshirë ekonominë botërore dhe që u theksua edhe më shumë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Rritja e inflacionit është reflektuar në një zgjerim të deficitit të llogarisë korrente të vendit. Sidomos nevojat e mëdha për importe të energjisë elektrike besohej se mund të ushtronin presione nënçmuese në kursin e këmbimit valutor. Me përjashtim të një periudhe të shkurtër gjatë muajit mars, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kursi i këmbimit të lekut i ka rezistuar mirë këtyre rreziqeve.

Në teori, një faktor që mund të ketë ndikuar në favor të forcimit të Lekut është rritja e normës bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje nga Banka e Shqipërisë më datë 23 mars. Në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës të kësaj jave, theksohet se rritja e normës bazë të interesit, veç të tjerash, ka ndihmuar edhe stabilizimin e presioneve mbi kursin e këmbimit valutor. Sidoqoftë, agjentët e tregut nuk e vlerësojnë rritjen e normës bazë si një faktor me ndikim shumë vendimtar në forcimin e lekut gjatë kësaj periudhe. Në rrethanat kur ecuria e kursit të këmbimit është e vështirë të shpjegohet me shifrat që japin tablonë e faktorëve fondamentalë, agjentët hipotizojnë edhe një ndikim të qëndrueshëm në treg të prurjeve valutore nga burime informale apo të paligjshme.

Pavarësisht vështirësisë për ta shpjeguar plotësisht ecurinë e kursit të këmbimit, mund të thuhet se Leku i fortë po ndihmon në amortizimin, sado të pjesshëm, të inflacionit të importuar në ekonominë shqiptare. Në rast se zgjerimi i deficitit të jashtëm do të ishte reflektuar në zhvlerësimin e Lekut, normat e inflacionit në ekonominë shqiptare, me shumë të ngjarë, do të ishin edhe më të larta se ato që janë raportuar deri tani. Në këtë mënyrë, Leku i fortë po jep një efekt pozitiv në zbutjen e pasojave të inflacionit, ndërsa paralelisht favorizon të gjitha subjektet që kanë të ardhura në monedhën vendase dhe shpenzime në Euro, përfshi huamarrësit e ekspozuar ndaj lëvizjeve të kursit.

Nga ana tjetër, Leku i fortë nuk është i leverdisshëm për eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve, përfshi sektorin turistik, që sigurojnë të ardhura në Euro dhe që kanë pjesën më të madhe të shpenzimeve në Lekë. Humbje nga forcimi i lekut kanë edhe depozituesit apo investitorët rezidentë që kanë investuar kursimet e tyre në produkte financiare në Euro. /Monitor

Tags: Banka e Shqipërisëeuroleku

TË LIDHURA

Zbulohet hoteli ku prostituoheshin vajzat në Tiranë, arrestohet kreu i grupit kriminal dhe anëtarët, procedohen 48 vajza dhe gra
Aktualitet

Zbulohet hoteli ku prostituoheshin vajzat në Tiranë, arrestohet kreu i grupit kriminal dhe anëtarët, procedohen 48 vajza dhe gra

11:07 | 03/10/2025
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

10:41 | 03/10/2025
Aksident në Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve
Aktualitet

Aksident në Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve

10:38 | 03/10/2025
Next Post
Berisha i vetëm në garë, plotëson dokumentet për kreun e PD-së

Berisha i vetëm në garë, plotëson dokumentet për kreun e PD-së

U akuzua se doli për birrë me Kurtin në Berlin, Vuçiç: Kurrë në jetë s’ia kam shtrënguar dorën

U akuzua se doli për birrë me Kurtin në Berlin, Vuçiç: Kurrë në jetë s’ia kam shtrënguar dorën

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Zbulohet hoteli ku prostituoheshin vajzat në Tiranë, arrestohet kreu i grupit kriminal dhe anëtarët, procedohen 48 vajza dhe gra
Aktualitet

Zbulohet hoteli ku prostituoheshin vajzat në Tiranë, arrestohet kreu i grupit kriminal dhe anëtarët, procedohen 48 vajza dhe gra

by mirseda
11:07 | 03/10/2025
0

Bashkëpunim intensiv me partnerët ndërkombëtarë, për goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore, më qëllim shfrytëzimin për prostitucion....

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

10:41 | 03/10/2025
Aksident në Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve

Aksident në Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve

10:38 | 03/10/2025
Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë dhe Jordanisë

Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë dhe Jordanisë

10:24 | 03/10/2025
Rutte: Moska mund të sulmojë Romën, Amsterdamin ose Londrën me raketa 5 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit

Rutte: Moska mund të sulmojë Romën, Amsterdamin ose Londrën me raketa 5 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit

09:52 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com