Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Abazoviq prezanton programin e punës së Qeverisë së re

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Shtylla kyçe të Qeverisë së re të Malit të Zi do të jenë sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, tha mandatari për kryeministër, Dritan Abazoviq, në ekspozenë e dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi.

Qeveria e re e këtij vendi pritet të zgjidhet në një seancë parlamentare, që do të mbahet më 28 prill në Cetinë.

Atë pritet ta përbëjnë Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Qeveria e re pritet të ketë 46 deputetë, nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.

Qeveria pritet të ketë mbështetje parlamentare edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq.

Por, ajo kundërshtohet fuqishëm nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, si dhe Demokratët – dy subjekte që kanë përbërë koalicionin e deritashëm qeveritar.

Në ekspozenë e Abazoviqit thuhet se në tremujorin e parë të punës së Qeverisë së re, është planifikuar një projektligj për regjistrimin e popullsisë, në përputhje me standardet evropiane.

Regjistrimi i popullsisë shkakton tensione në Mal të Zi, sepse për një pjesë të opinionit politik ai nuk është çështje statistikore, por çështje e regjistrimit kombëtar dhe fetar.

Në fushën e prioriteteve të politikës së jashtme, Abazoviq përmend formimin e Ministrisë së Çështjeve Evropiane, me qëllim të, siç thuhet, koordinimit dhe komunikimit më të mirë me strukturën negociatore të BE-së.

“Unë besoj se Mali i Zi mund të kërkojë një pranim të përshpejtuar [në BE] dhe se me vendime urgjente, por të mençura, mund të bëhet anëtar i plotë së shpejti”, tha Abazoviq.

Në mesin e prioriteteve të Qeverisë së tij përmendet edhe marrëveshja për bartësit e funksioneve gjyqësore, pastaj Ligji për origjinën e pronës, reforma zgjedhore, rishikimi i gjendjes aktuale në arsim dhe kulturë, e të tjera.

Abazoviq është propozuar për kryeministër të Qeverisë së re të Malit të Zi më 3 mars, nga presidenti i këtij vendi, Millo Gjukanoviq.

Paraprakisht, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së deriatëhershme ka kaluar në Kuvend me votat e URA-s së Abazoviqit dhe të opozitës së udhëhequr nga DPS-ja e Gjukanoviqit.

Qeveria e rrëzuar, e udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion mes Frontit Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA.

Kjo Qeveri ka pasur një shumicë të ngushtë në Kuvend – prej 41 deputetësh – por ka kthyer DPS-në në opozitë pas tri dekadash.

Dallimet në qëndrime midis partnerëve të koalicionit kanë nisur të shpërfaqen shumë shpejt pas formimit të tij dhe palët shpesh nuk kanë qenë të njëzëshme në vendime. /evropaelire

Tags: Dritan Abazoviqmali i ziQeveria

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash për sot

Rifillon furnizimi me gaz në Poloni

Kievi ende kontrollon pjesën më të madhe të hapësirës ajrore të Ukrainës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Politikë

Vijon revolta para Kryeministrisë! Sot protesta e 6 qytetare

by mirseda
16:40 | 05/06/2026
0

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pritet të mbushet edhe këtë të premte me mijëra protestues, në atë që...

Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

16:37 | 05/06/2026

Aksident në Sarandë/ Përplasen dy automjete, njëra përfundon e përmbysur anës rrugës

16:19 | 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave të përsëritura, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO

16:12 | 05/06/2026

I vendosi thikën në fyt policit, 38-vjeçari tentoi t’i marrë armën e shërbimit

16:09 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com