Në programin “Për’puthen” gjetën dashurinë disa çifte, e shumë prej tyre u ndanë në një kohë të shkurtër. Deri më tani Bruno dhe Floriana kanë dhënë provat se e duan njëri-tjetrin dhe se çdo gjë shkon mësë miri.
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Brunos iu kërkua t’i bënte një lojë Florianës. Ai duhej ta telefonte dhe t’i kërkonte ndarjen, pasi sipas tij, ai është rikthyer me ish-partneren. Ndonëse ai e ngacmoi në këtë formë, Floriana nuk e besoi. Në një moment ajo ‘shpërthen’ në të shara teksa Bruno i thotë se është rikthyer me ishin.
Ajo nuk ra pre e lojës, ndonëse Bruno ishte tejet serioz. Ajo u shpreh se e njeh shumë mirë partnerin e saj dhe se ai kurrë nuk flet për diçka serioze në telefon, por takohen ballë për ballë.