Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Serbia dhe Kosova diskutojnë në Bruksel për targat

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Serbia dhe Kosova diskutojnë në Bruksel për targat

Ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian u ka kërkuar delegacioneve të Kosovës e Serbisë që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të automjeteve. Marrëveshja duhet të arrihet deri nesër.

Nga e mërkura delegacionet e Kosovës dhe Serbisë diskutojnë për dy ditë në Bruksel rreth çështjes së targave të automjeteve. Janë dy ditët e fundit, para se të skadojë afati i një marrëveshjeje të përkohshme, ku të dy vendet me letër ngjitëse mbulonin simbolet shtetërore në kalimet kufitare të automjeteve në vendet përkatëse. Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, ka kërkuar nga të dyja vendet që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të makinave, kjo kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga gjetja e një zgjidhjeje afatgjatë për këtë çështje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se “për Kosovën, është i padiskutueshëm dhe panegociueshëm parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme dhe për çështjen e targave”. “Më 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merremi vesh për targat. Unë e di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty, ndërkaq për aspektet teknike e kemi grupin tonë teknik, i cili merr pjesë atje si dhe kryengeciatorin, i cili po bisedon se si ta gjejmë një zgjidhje. Por, ajo që e di që është e padiskutueshme, e panegociueshme është parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme”, deklaroi kryeministri Kurti.

Deklaratat e Kurtit nxitën menjëherë reagimin e Beogradit zyrtar, që i sheh këto deklarime si kërcënuese. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se “deklarata të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një kërcënim i parakohshëm dhe nuk kanë të bëjnë fare me respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”. Sipas Petkoviq, “Beogradi do të jetë pala përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe së pari do të kujdeset për serbët”. “Nëse ai vërtetë është i përkushtuar për ndërtimin e paqes dhe bashkëjetesës së qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë, në Ballkanin Perëndimor, Kurti do të kishte mundësuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kështu do të kontribuonte në stabilizimin e situatës në terren dhe respektimit të të drejtave të popullit serb në Kosovë”, është shprehur Petkoviq.

Stano: Përgjegjësi e palëve të pajtohen për një zgjidhje

Zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano, nga ana e tij, tha në Bruksel se “BE-ja i ka ndihmuar të dyja delegacionet për të identifikuar zgjidhjet, por është përgjegjësi e palëve që të pajtohen për një zgjidhje. Ne presim nga to që të ketë përparim deri më 21 prill”, tha Stano. Sipas tij, “Bashkimi Evropian, dëshiron t’ua rikujtoj palëve edhe një herë se tani është urgjent që të arrihet një qëndrim i përbashkët. Secila marrëveshje për targat kërkon fleksibilitet politik dhe kompromis nga të dyja palët”, tha Stano. Në Bashkimin Evropian besohet se “ka hapësirë për kompromis” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se ka mundësi që të gjendet një zgjidhje, që do të ndihmonte jo vetëm lirinë e lëvizjes, por do të shënonte një kthesë pozitive në dialogun Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet pikërisht nga Bashkimi Evropian.

Më 30 shtator të vitit të shkuar me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia  arritën një marrëveshje të përkohshme të targave. Marrëveshja e përkohshme pasoi vendimin e 20 shtatorit të Qeverisë së Kosovës që vendosi masën e reciprocitetit për çështjen e targave serbe. Me këtë masë çdo automjet i Serbisë që hynte në territorin e Kosovës duhet të merrte targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro. Edhe qytetarët e Kosovës të cilët kishin targa RKS përgjatë 10 viteve të shkuara  kur hynin në territorin e Serbisë, paguanin rreth pesë euro për targat provuese, që vlenin për 60 ditë. Masa e reciprocitetit e vendosur nga qeveria e Kosovës për targat nxiti protesta dhe bllokada të rrugëve nga serbët e veriut, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. /DW

Tags: Albin Kurtikryeministri i KosovesSerbiatargat

TË LIDHURA

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën
Kosovo

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

20:28 | 05/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë
Rajoni

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
TOKA HELENE NUK GJEN QETËSI/ Tërmeti i fortë godet Greqinë
Rajoni

TOKA HELENE NUK GJEN QETËSI/ Tërmeti i fortë godet Greqinë

09:28 | 05/06/2025
Next Post
“Nuk iu kërkuam leje, ju njoftuam”, PD i përgjigjet Policisë: Urdhrat i jep Rama

Alibeaj shtyn mbledhjen e grupit, dhimbja e deputetit bën bashkë demokratët

PD nxjerr të dhënat “b*mbë”: Arben Ahmetaj në aferën e inceneratorëve

Ahmetaj: Kush harxhon mbi 700 kw/h, paguan më shumë

“Nga maji ta heqim këtë detyrim”, Kumbaro publikon vendimin e fundit

"Nga maji ta heqim këtë detyrim", Kumbaro publikon vendimin e fundit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!
Bota

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

by mirseda
22:08 | 07/06/2025
0

Të paktën 13 pelegrinë iranianë kanë humbur jetën gjatë pelegrinazhit të madh vjetor në Arabinë Saudite, ku...

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025
Djaloshi Bën Shqiponjën gjatë Himnit, Rrëmben Vëmendjen!

Djaloshi Bën Shqiponjën gjatë Himnit, Rrëmben Vëmendjen!

21:41 | 07/06/2025
Penallti e humbur, Manaj bën “mëkat”, dramë në fundin e pjesës së parë

Penallti e humbur, Manaj bën “mëkat”, dramë në fundin e pjesës së parë

21:39 | 07/06/2025
Altin Dumani ndjek Shqipëri-Serbi, kreu i SPAK në shkallët e ‘Arenës Kombëtare’

Altin Dumani ndjek Shqipëri-Serbi, kreu i SPAK në shkallët e ‘Arenës Kombëtare’

21:14 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com