Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka folur në një deklaratë për mediat lidhur me procesin e konsultimit me mazhorancën socialiste, sa i takon kandidaturës për Presidentin e ri të vendit. Fatmir Mediu, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim” ka propozuar që opozita të negociojë si një trupë e vetme për Presidentin e ri. Mediu ka kërkuar që të shmanget zgjedhja e njëanshme e kreut të shtetit dhe të ketë konsensus. Mediu tha se procesi duhet të synojnë konsensusin, jo ta tejkalojë atë dhe të zgjidhet një President që “të përfaqësojë interesa të caktuara politike”.
“Kushtetuta përcakton rolin e mënyrën e zgjedhjes, nevojën për një President mbi palët politike. Nevojë për zgjedhjen me konsensus si mundësia për të qëndruar mbi palët.
Zgjedhja me shumicë të thjeshtë, përcaktohet vetëm si nevojë kur garantohet konsensusi jo si mjet për të tejkaluar konsensusin e nevojshëm për ti dhënë vendit një President me autoritet, e nevojshme që procesi të synojnë konsensusin e jo ndarjen politike për të zgjedhur President që përfaqëson interesa të caktuar politike.
Nisur nga sa më sipër në emër të grupit “Aleanca për Ndryshim” propozoj:
Opozita ka detyrimin për të ofruar një proces konsensual. Për këtë ka nevojë të negociojë si një trup e vetme, me një përfaqësi që duhet rënë dakord si trup negociimi me përfaqësi të plotë të mandatit opozitar.
E dyta, në këto negociata duhen përcaktuar kriteret e fushat që të garantojnë një President mbi palët. Propozimin e përzgjedhjes nga fusha e politikës diplomatike e asaj akademike do ishin bazë e mirë për nisjen e negociatave”.