Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Takimi mes të dyve është zhvilluar tek “Vila 31”, në zonën e ish-Bllokut. Nuk është hera e parë që Rama takohet me Blair, ndersa ish kryeministri britanik ka qenë dhe këshilltar i kryeministrit shqiptar. Për shumë çështje nuk ka munguar këshilla e tij. Ende nuk ka informacione se çfarë kanë diskutuar Rama dhe Blair.
Takimi mes të dyve zhvillohet para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së. Socialistët pritet që të propozojnë emrat për Presidentin e ri të Republikës, por edhe të dalin me një qëndrim për deputetin Ornaldo Rakipin, babai i të cilit, Aqif Rakipi, u sanksionua financiarisht nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.