Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dy çrregullimet psikike të Sali Berishës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

Nga: Spartak Ngjela

Sali Berisha dallon që ka probleme psikike të pariparueshme, të cilat e kanë çuar drejt tendencës për shkatërrim, që të marrë forcë.

Një i tillë ka qenë edhe Enver Hoxha.

l.

Janë dy delire bashkëshoqërues që spikatin në psikikën e Sali Berishës. Është:

Deliri i persekutimit ose i përndjekjes;

dhe:

Deliri i madhështisë.

Këta delire japin çrregullime të rënda psikike që njihen mirë nga psikiatria moderne dhe që, si rregull, lidhen me sëmundjen psikike që quhet skizofreni.

Të dy këta delire badhkëshoqërues kanë influencë morboze të madhe tek individi, të cilin e kanë prekur në psikikën e tij.

Pikërisht këtu e ka burimin inkoseguenca mendore që paraqet Saliu kur i cenohet ose i kërcënohet kariera politike, nga një forcë madhore si Amerika..

Kjo është arsyeja, që, kur Saliun e kërcënon forca amerikane, ai trembet, se e torturon menjëherë në psikikë mania e persekutimit, dhe, për ta shtyrë këtë mani, në çast i hyn në veprim deliri i madhështisë, i cili e nxit të thotë:

“Mua më ndjekin se jam njeri i madh”, dhe kjo forcë false që e pushton, menjëherë, e çon atë në fyerje dhe sharje ndaj atyre që fillimisht e kanë trembur, a thua se ky është një sundues absolut i botës.

ll.

Çfarë i ndodh Saliut në psikikën e tij kur atë e kërcënon Amerika?

Kur Saliun e kërcënon me fakte politika e lartë në Uashington, sapo e dëgjon, Saliu trembet shumë. Por, frika, si mani persekutimi që ai e ka, për faktin se i ka të dy deliret bashkëshoqërues, mejëherë frika bashkëshoqërohet me delirin e madhështisë. Dhe ky delir, hyn shpejt në veprimin e tij mendor.

Deliri i madhështisë, i rindezur, menjëherë pas frikës që i ka ndërkallur mania e persekucionit, i krijon individit në psikikë idenë e madhështisë. Kjo madhështi e vetëndier realisht si e vërtetë, vjen dhe ia zbut Saliut frikën, dhe, aty për aty, e detyron të shprehë faktin që ai është njeri i madh.

Madje, në këto kohët e fundit, disa herë rresht, deliri i madhështisë e ka shtyrë Saliun të thotë:

“Jam Sali Berisha unë, o budallenj, jam Sali Berisha”!

Ky është delir madhështie sui generis, do thoshin psikiatrit.

E keni dëgjuar sa herë e ka thënë Saliu këtë? A mund ta thotë një njeri normal këtë?

Ja, kjo është madhështia e tij në delir, që ia zbut frikën dhe e shtyn ta ekspozojë madhështinë me një theks fëminor: Jam Sali Betisha unë, o budallenj, jam Sali Berisha unë!

Sigurisht këto kapërcime që shkojnë nga mania e persekutimit ose e përndjekjes, te deliri i madhështisë janë simptoma klasike të skizofrenisë.

Ky është, në fakt, presidenti dhe ish kryeministri i Shqipërisë nga viti 1992-1997 dhe nga viti 2005 e deri në vitin 2013.

lll.

I njëjtë me Saliun, nga të dy këta delire, të persekutimit dhe të madheshtisë, në bashkëshoqërim, ka qenë i sëmurë edhe Enver Hoxha, se edhe ky ishte një skizofren klasik.

Por Hoxha nuk e shfaqte skizofreninë e tij kaq hapur dhe si fëmijë, siç bën Sali Berisha, sepse Hoxha kishte forcën absolute, dhe, frikën e tij të persekutimit e zbuste me goditjen makabër që ai iu bënte “grupeve armiqësore”, duke i dënuar me vdekje, të gjithë ata që ai i shihte si konkurrentë në politikë. Kurse, madhështinë e tij si delir, Enverit ia ushtronte shtypi dhe propaganda e tmerrshme që ushtohej çdo ditë në veshët dhe në mendjet e shqiptarëve. Kurse Hoxha kënaqej kur i dëgjonte dhe shante presidentët amerikanë, për t’i treguar forcë edhe vetes, edhe lakenjve të tij që i shërbenin.

A e kuptoni tani, që, si shoqëri, përse ne kemi mbetur në këtë gjende të mjerë?

Tags: BerishaSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Manastirliu: Nga 1 korriku do rriten pagat për mjekët dhe infermierët

Manastirliu: Nga 1 korriku do rriten pagat për mjekët dhe infermierët

Ndalimi i qeseve plastike, Kumbaro: Do rrisim gjobat, përdorni torbat prej cope

Ndalimi i qeseve plastike, Kumbaro: Do rrisim gjobat, përdorni torbat prej cope

Ish-sekretari i qeverisë maqedonase në paraburgim

Ish-sekretari i qeverisë maqedonase në paraburgim







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

by mirseda
22:44 | 13/10/2025
0

Përdorimi i telefonit gjatë natës, në errësirë totale, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e syve...

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

22:22 | 13/10/2025
G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

21:58 | 13/10/2025
U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

21:51 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com