Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Alibia e panevojshme me Këshillimin Kombëtar

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të gjithë po mbrohemi nga “frika” e Metës

Nga: Andi Bushati

Edi Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk beson askush. Ai mund të mos na i dërgonte zarfat e Këshillimit Kombëtar poshtë dyerve të shtëpisë (jam dëshmitar që kjo ka ndodhur pasi edhe mua më ka ardhur ndonëse nuk e kam hapur) dhe as nuk e kishte të nevojshme të jepte llogari se afro gjysëm milioni që i qenë përgjigjur.

Po ti shohësh me imtësi pikat ku ai bën sikur kemi “biseduar me njëri- tjetrin”, vëren një gjë të thjeshtë: ato të gjitha janë teza që kryeministri i ka hedhur në treg shumë kohë më parë. Amnistia fiskale daton që nga prilli i 2020; ideja për legalizimin e kanabisit, që nga maji i po këtij viti; mini- shengeni, që më pas u transformua në Open Balkan, u nis në Novi Sad me inisiativën e Vuçiçit në tetor 2019; ndërsa përpjekja për të mbajtur nën trysninë permanente të pushtetit gjyqtarët dhe prokurorët daton që në 2015, kur po ngjizej reforma në drejtësi. Pra është krejt e kotë shpallja e shifrave ku kryeministri shtiret sikur ka marrë 61% miratim për të parën, 66% për të dytën, 59% për të tretën dhe 74% për të katërtën.

Po atëherë, pyetja shtrohet se përse po e bën ai këtë? Përgjigjja është e thjeshtë. Për të imponuar para shqiptarëve dhe mbi të gjitha ndërkombëtarëve idenë se disa dëshirat të tij kanë mbështetje të gjërë popullore.

Për të vërtetuar këtë mjafton edhe një shembull i vetëm. Në kohën kur vendi ishte goditur fort nga tërmeti dhe pandemia, në pranverën e vitit 2020, për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit Edi Rama hodhi në treg dy ide: atë të amnistisë për origjinën e parave (që ai preferonte ti etiketonte si të ardhurat e emigrantëve) dhe atë të legalizimit të kanabisit. Sidomos nisma e parë hasi në një rezistencë të fortë nga shtetet partnere, nga BE, Britania dhe nga shërbimet e tyre të fshehta.

Frika ishte se me këtë lëvizje Shqipëria mund të kthehej në një parajsë të pastrimit të parave të drogës dhe të krimit. Shumë organizma ndërkombëtarë tashmë e patën mbajtur shënim këtë fenomen. Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) theksonte se gjatë viteve 2017 2019, në ndërtim janë pastruar 1.6 miliardë euro.

Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës theksonte, në shkurt 2020, se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.

Ndërsa në qershorin e vjetshëm, Zëri i Amerikës, ngrinte shqetësimin se sasia e parave të bllokuara nga aktivitetet kriminale në vend ka pësuar një rënie drastike, nga rreth 29 milionë euro në vitin 2016, në 1 milion vitin e kaluar.

Pra nuk ka dyshimë se këtu kemi të bëjmë me një kontadiktë: atë të qeverisë Shqiptare për të mbushur arkën bosh (sidomos tani që po troket në derë edhe kriza energjitike) dhe atë të shteteve partnere që ndonëse e dinë që ne jemi kthyer tashmë në një vend lavatriçe, nuk pranojnë që kjo gjë të sanksionohet edhe me ligj.

Në këtë rast, Edi Rama po e përdor farsën e Këshillimit Kombëtar, për ta pasur si argument në tryezën e bisedimeve me ndërkombëtarët duke thënë se Shqiptarët duan që paratë e emigracionit të mbërinjë në atdhe pa kaluar në një mijë filtra.

Me këtë logjikë është shkuar në pjesën më të madhe të pyetjeve që gjoja u janë shtruar qytetarëve. Askush nuk ka pasur mundësi të kontrollojë numrin e vërtetë të pjesmarrësve, të shohë përgjigjet reale, apo të monitorojë procesin.

“Agjensia për dialog dhe bashkëqeverisje”, që ka luajtur rolin e KQZ-së në këtë “referendum” është e populluar me gra dhe burra që e shohin me venderim çdo gjë që Skënderbeu i tyre nxjerr nga goja. Në këtë kuptim, kjo farsë ngjan si dy pika uji me zgjedhjet lokale moniste që Rama zhvilloi në 2019, kur vetë garonte, vetë votonte, vetë numëronte, vetë shpallte rezultatin. Prandaj më shumë sesa një përpjekje për të kuptuar se çfarë mendojnë njerëzit, kjo parodi është një test më shumë, për të na dëshmuar përfytyrimin që kryeministri ynë ka për funksionimin e sistemit demokratik. Ai e ëndërron si një cirk ku popullit i duhet krijuar iluzioni se ka diçka në dorë.

Por, përtej limiteve të botkuptimit të Ramës, pyetja e shtruar në fillim mbetet: pse iu desh atij gjithë kjo shfaqe?

Fatkeqësisht, pothuajse për asgjë. Pasi deri sa shifrat janë të pavërtetueshme dhe të pa kontrollueshme, ato nuk mund të përdoren as si argument propaganistik. Asnjë shqiptar nuk do ta dojë nesër më shumë “Ballkanin e hapur”, sepse lexoi diku atë shifrën e mbështetjes 59% pro tij. Asnjë partner ndërkombëtar nuk mund të jetë aq sylesh sa të impresionohet nga fakti se ky vend voton në mazhorancë për pastrimin e parave. Për këtë arsye, me “Këshillimin Kombëtar”, ndonëse tentoi ti jepte frymë popullore dëshirave të tij të hershme, Rama prodhoi një alibi të madhe, që nuk do i hyjë në punë as për mashtrime të vogla. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIedi ramakeshillimi kombetar

TË LIDHURA

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Next Post
Bukë e bërë vetë në shtëpi/Si po e ndryshon rritja e çmimeve konsumin

Bukë e bërë vetë në shtëpi/Si po e ndryshon rritja e çmimeve konsumin

PS mbledh sot Kongresin/ Rama publikon foton me në sfond Fatos Nanon

PS mbledh sot Kongresin/ Rama publikon foton me në sfond Fatos Nanon

Yuri Kim “kokë më kokë” me kreun e SPAK, i dërgon mesazh të koduar Berishës

Yuri Kim “kokë më kokë” me kreun e SPAK, i dërgon mesazh të koduar Berishës

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Kuvendi rikthehet nesër pas zgjedhjeve, ja rendi i ditës së seancës plenare
Kryesore

Kuvendi rikthehet nesër pas zgjedhjeve, ja rendi i ditës së seancës plenare

by mirseda
10:01 | 28/05/2025
0

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish në seancë plenare më 29 maj 2025, në orën 12:00,...

Pjesë e grupit të fuqishëm kriminal, arrestohet 44-vjeçari në Belgjikë

Pjesë e grupit të fuqishëm kriminal, arrestohet 44-vjeçari në Belgjikë

09:39 | 28/05/2025
Xhaferri: Urimi i SHBA ishte i ftohtë

Xhaferri: Urimi i SHBA ishte i ftohtë

09:36 | 28/05/2025
Zbuloni katër pijet më të njohura që përshpejtojnë metabolizmin

Zbuloni katër pijet më të njohura që përshpejtojnë metabolizmin

09:28 | 28/05/2025
Tre të akuzuarit për vr*sjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj mbeten në burg

Tre të akuzuarit për vr*sjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj mbeten në burg

09:26 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com