Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kurioziteti popullor për vitin elektoral 2025

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shpallja non-grata/Rama ‘shpërfill’ Berishën

Nga: Artur Ajazi

Duke parë ngjarjet e fundit në skenën politike, dhe duke menduar se “Edi Rama kurrë nuk humbet kohë me cinglaminga”, kurioziteti i madh popullor dhe jo vetëm, është si do të jetë viti elektoral 2025.

Si do të jenë ballancat politike, a do të ketë ndryshime, arrnime, largime dhe afrime partish. Kjo në fakt ka rritur interesimin e shqiptarëve (edhe pse në kohë krize ekonomike) pasi shohin se si Partia Socialiste rritet, forcohet, rinovohet, dhe shton bilancet e saj pozitive edhe në kohë krizash, dhe Partia Demokratike, ka mbetur ajo që ishte edhe në 2013 apo 2017.

Edi Rama ka vendosur të ecë me ritmin e kohës, kurse Sali Berisha me kujtimet dhe imazhet e 8 viteve më parë. “Të ribashkojmë partinë, të rrëzojmë qeverinë dhe Ramën”, u thotë Berisha të vetëve, madje me idenë fikse se “vetëm unë e largoj Edin nga pushteti” ai ka mundur që edhe pas kaq e kaq humbejeve elektorale, të mbajë në duart e tij postin dhe shumicën e anëtarësisë.

Por në fakt, duhet menduar çfarë po ndodh me atë parti, që njëherë ikën dhe 10 herë i kthehet ish-kryetari, njëherë ndahen dhe kacafyten dhe pastaj ftojnë njëri-tjetrin për bisedime, disa dikur i bënin elozhe dhe “fresk” Bashës, dhe sot i rikthehen mendimit se “Saliu mbetet i pamposhtur në PD”, dihet qysh tani, si do të katandiset ajo në 2025. Dhe përpos kësaj situate gallatash me politikë, ku asnjë nuk mendon dhe asnjë nuk shprehet sipas kokës tij në “kampin blu”, Edi Rama ka zgjedhur të mbajë Kongresin e Partisë Socialiste.

Telenovelat e Doktorit dhe pasuesit të tij, historitë me “zhurmues” se “vetëm Berisha e rrëzon qeverinë, vetëm Berisha na risjell në pushtet”, janë kthyer në gazmore kafenesh tashmë. Edi Rama dhe qeveria e tij, rrëzohen kur ti vijë koha, dhe me votën e lirë të shqiptarëve, Doktor.

Mos i ngop me “lugën e zbrazët” ata fakirë që të mbushën stadiumin dhe të besojnë akoma, sikur të ishe “Zeusi”. Kolegët dhe bashkëmoshatarët e tu, sot janë në pension Doktor, nderohen dhe vlerësohen nga kontributet e tyre në fusha të ndryshme. Ti je i vetmi Doktor, që nuk të ndahet “shpirti” nga selia e partisë, që nuk tërhiqesh pa u bërë edhe njëherë “kryetar”, por së fundi ëndërron të bëhesh edhe kryeministër…

Boll u talle me Partinë Demokratike Doktor, boll u baltose partinë e dhjetoristëve, idealistëve, boll se nuk arrin të rrëzosh qeverinë dhe Edi Ramën me retorikën e 1996 apo 2005. Nuk ke përballë Fatos Nanon, Doktor, por “malin” që u përball me 3 kriza të forta, të cilat do të ishin fatale për shqiptarët, në rast se në pushtet do të ishte Partia Demokratike.

Por le të kthehemi paksa tek ajo që shton kurozitetin e shumicës së shqiptarëve, tek viti elektoral 2025, kur Edi Rama përfundon mandatin e tretë, dhe starton për mandatin e katër. Për çdo parti politike, të pretendosh për mandat të katër qeverisës, është luks i madh.

Duhet të kesh arritur “majat”, që të dalësh me kurajo para popullit, dhe të kërkosh vazhdimin e qeverisjes tënde. Edi Rama, do ta bëjë patjetër këtë gjë. Ashtu siç bëri  reformën në drejtësi, siç bëri betejën me fuqinë e mbinatyrshme, tërmetin shkatërrimtar, ashtu siç bëri “luftën” me COVID-19, ashtu siç po menaxhon krizën ekonomike me efekte botërore, padyshim do të dalë faqebardhë edhe  në përfundimin e mandatit të tretë qeverisës.

Shqipëria nuk ka luksin të humbë kohën me dështakët, me “xhaketat e vjetra” apo edhe me “mbretërit” e partive të rrënuara, të cilët kanë mbledhur rreth vehtes ortakët e bizneseve dhe personazhet e urryer të qeverisjeve të kaluara.

 

Tags: Artur AjaziBerisharama

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Dështon vaksinimi me detyrim në Gjermani

Dështon vaksinimi me detyrim në Gjermani

“Ata që shantazhojnë Evropën me një krizë ekonomike, humbasin gjithmonë”

"Ata që shantazhojnë Evropën me një krizë ekonomike, humbasin gjithmonë"

“I kishin falsifikuar firmën”, shkarkohet prokurorja Eriselda Bala

"I kishin falsifikuar firmën”, shkarkohet prokurorja Eriselda Bala







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Jo vetëm Rama, GJKKO kërkon dëshmitar në dosjen “Partizani” Taulant Ballën dhe…
Aktualitet

Jo vetëm Rama, GJKKO kërkon dëshmitar në dosjen “Partizani” Taulant Ballën dhe…

by mirseda
11:56 | 15/04/2026
0

GJKKO do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës, në datën 30 prill, ora...

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës nxjerr çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës nxjerr çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

11:52 | 15/04/2026
Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve

11:12 | 15/04/2026
Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

10:56 | 15/04/2026
Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

10:48 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com