Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përfaqësuesit e Berishës kërkojnë që amerikanët të njohin vendimin e gjykatës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përfaqësuesit e Berishës kërkojnë që amerikanët të njohin vendimin e gjykatës

Pas qëndrimit publik të Yuri Kim, Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka sulmuar ashpër ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë e cila njohu Enkelejd Alibeajn si liderin e komanduar të PD-së gjatë takimit të djeshëm mes tyre.

“Foltorja” akuzoi diplomaten amerikane se injoroi parimin themelor të demokracisë, votën, referuar rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD-ja zyrtare u rendit në vendin e fundit, Kuvendin e 11 dhjetorit që shkarkoi Lulzim Bashën dhe n/kryetarët e tjerë të PD-së dhe vendimin e fundit të Gjykatës së Tiranës në 25 mars që njohu ndryshimet statutore të këtij kuvendi. Për sa i përket njohjes së Alibeajt si drejtues i përkohshëm i selisë blu, Komisioni i Rithemelimit e quan deklaratën e Kim qesharake dhe absurde.

“Ambasadorja Yuri Kim injoroi themelin e demokracisë së shtetit të saj “We, the People” (Ne, Populli). Yuri Kim hyri sot në Kuvendin e Shqipërisë për një takim me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, por kur doli, me anë të një deklarate e shpalli atë në mënyrë qesharake dhe absurde si kryetar të Partisë Demokratike. Yuri Kim shkelmoi mbi vendimin e gjykatës që konfirmoi verdiktin e demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ajo gjithashtu injoroi edhe votën e zgjedhësve të shprehur qartë më 6 mars ”, shprehet fillimisht “Foltorja”.

“Foltorja”: Kim i shërben Ramës

Komisioni i Rithemelimit të PD-së thelloi më tej akuzat politike ndaj ambasadores amerikane në vendin tonë, duke e konsideruar si shërbëtore të kryeministrit Edi Rama pasi po mbajnë peng opozitën shqiptare. Në fund, “Foltorja” deklaron se vlerat e SHBA-së nuk janë ato që përfaqëson ambasadorja Yuri Kim (arroganca, diktati dhe diversioni), por vota e lirë.

“Yuri Kim vërtetoi se është në shërbim të lojërave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët. Për fat të mirë, shqiptarët e kanë kuptuar se vlerat e vërteta të SHBA-së nuk janë arroganca, diversioni apo diktati, por vota e lirë dhe demokracia”, mbyllet qëndrimi i “Foltores”.

Paloka: Yuri Kim nuk mund të dalë mbi gjykatat shqiptare!

Deputeti e njëkohësisht anëtari i “Foltores”, Edi Paloka, ka shpërthyer dje në akuza të ashpra ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. Ai e cilësoi mëse të turpshme njohjen e Alibeajt si kryetar të përkohshëm të PD-së. Paloka shtoi se Kim nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave shqiptare, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës në 25 mars.

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së mbajti qëndrimin se ambasadorja amerikane po përçan opozitën dhe përkrah qeverinë e korruptuar të Edi Ramës. “Ky është më tepër se turp, është shkelje e jo vetëm çdo etike, por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë! Kjo zonja uroi Ramën për ‘fitoren historike’ pa mbaruar akoma procesi zgjedhor më 25 prill ; doli hapur në mbështetje të qeverisë më të korruptuar në rajon (siç e cilëson vetë DASH) dhe prej kohësh është angazhuar në vetë të parë në përçarjen e opozitës shqiptare. Ti, zonjë mund të takosh kë të duash dhe si të duash, por nuk mund të vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lirë të demokratëve shqiptarë”, shprehej Paloka.

Tags: BerishafoltoreYuri Kim

TË LIDHURA

Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK
Aktualitet

Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK

08:59 | 23/01/2026
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Next Post
Bllako, modeli i të riut që bëri karrierë në çdo stendë partie

Bllako, bashkëpunëtor i drejtësisë?

Google tracks location data even when users turn service off

Chanel kufizon shitjet e mallrave për rusët jashtë vendit

Chanel kufizon shitjet e mallrave për rusët jashtë vendit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK
Aktualitet

Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK

by mirseda
08:59 | 23/01/2026
0

Sipas hetimeve, kjo strukturë menaxhonte një grup në aplikacionin WhatsApp, ku materialet e rrjedhura nga SPAK shpërndaheshin...

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com