Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fitorja e Orban nuk është modeli që i shërben opozitës

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati 

Një pjesë e qarqeve opozitare, kryesisht me frymëzim berishist, janë gdhirë të entuziazmuar nga fitorja e mandatit të katërt të Viktor Orban, në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari. Sipas steriotipit të thjeshtëzuar në kokat e tyre, ky është ngadhënjimi spektakolar i një konservatori, i cili shquhet tash e sa vjet për betejën e tij kundër milionerit spekulant të bursave, Xhorxh Soros. Një dozë optimizmi i ka dhënë këtyre “demokratëve” edhe mesazhi i liderit historik, i cili në një status përshëndeti fitoren e shkëlqyer të njërit prej miqve më të mëdhenj të PD-së.

Ndonëse është fakt që Berisha ka një marëdhënie personale me kryeministrin hungarez, ndonëse ai ka marrë prej tij sinjale mbështetjeje edhe pas shpalljes non grata, duke i premtuar se do ti gjendet qoftë dhe në ditën më të keqe, sikurse bëri me Nikolla Gruevskin, kjo është e pamjaftueshme që opozita jonë të ekzaltojë modelin e iliberal të Orbanit. Askush nuk duhet të gënjehet nga fjalët që lideri i Fidesz tha para turmave pas fitores duke e quajtur atë si një triumf të trefishtë, ndaj mediave ndërkombëtare, miliardave të Sorosit dhe burokratëve të Brukselit.

Në mjedisin shqiptar, profili i Viktor Orbanit është shumë më i ngjashëm me atë të Edi Ramës. Dhe kjo, jo sepse nga marëdhënia personale mes të dyve kanë ardhur në Tiranë investime politike, tejet të afërta me liderin e fortë të Budapestit, por mbi të gjitha për mënyrën sesi ai e mban pushtetin dhe si e kontrollon atë.

Këtë herë vëzhguesit e zgjedhjeve të 3 prillit, folën për shitblerje të votës, për ndryshimin e njëanshëm të ligjit elerktoral që i jep partisë në pushtet minimumi 5% avantazh në tavolinë, për një pabarazi financiare mes fushatës të pushtetit dhe asaj të opozitës, për një mbulim mediatik që nuk është i pranueshëm në një rend demokratik. Po të zbresim deri në detaje, raportimet nga terreni folën për dukuri që shqiptarët i njohin shumë mirë: transportim i votuesve me atobuzë, dhurim racionesh mishi në provinca e deri tek pabarazia mes  billboard-eve, 200 mijë kundrejt 20 mijëve në favor të shumicës qeveritare.
Dhe të gjitha këto e kanë një shpjegim. Prej 12 vjetësh në pushtet, lideri i fortë i Budapestit, ka ndërtuar një mjedis autoritar duke sulmuar drejtësinë, duke marrë kontrollin e mediave të mëdha, përmes ndryshimit të pronësisë dhe duke shkatërruar shoqërinë civile. Në këtë kuptim fitorja e Viktor Orbanit është shumë e ngjashme me atë të Aleksandar Vuçiçit, po të njëjtën ditë në zgjedhjet serbe dhe të dyja këto së bashku, kanë të njëjtën filozofi dhe përdorin të njëjtat metoda si ato të Edi Ramës në 25 prill.

Pavarësisht se Orban është konvertuar në një anti Sorosian të thekur, pavarësisht se ai ekzalton sovranizmin përpara ndërhyrjeve brutale të të huajve, ai nuk mund të shndërohet në shembull për një opozitë që do të përballet me një regjim autoritar. Opozita në Shqipëri më shumë i ngjan asaj të rivalit të Orbanit, ekonomistit 49 vjeçar, Marki- Zay, të cilit gjatë gjithë fushatës iu lanë vetëm 5 minuta kohë në televizionin publik. Në garën kundër Orbanit ai denoncoi zhvillimin e zgjedhjeve në mungesë të një sistemi demokratik dhe manipulimet e shumta.

Pra, pikë së pari, nga pikpamja morale, PD e “rithemeluar” nuk mund të ketë si model një njeri që qëndron në pushtet në vendin e tij, me të gjitha mëkatet që ajo përbetohet se do të luftojë këtu tek ne. Por edhe nga ana pragmatike, llogaritë i dalin keq. Shembuj si ato të Orbanit brenda BE-së dhe të Vuçiçit në rajonin tonë, vetëm banalizojnë në skenën ndërkombëtare, atë që Rama bën në Shqipëri. Para kërcënimit të tyre, autokrati shqiptar duket edhe më i pa përfillshëm edhe më i pa rrezikshëm.

Prandaj, pavarësisht nga raporti personal me Berishën, pavarësisht nga demagogjia e vet konservatore dhe anti sorosiane, fitorja e Orbanit i shërben më shumë regjimit të Tiranës, sesa atyre që kërkojnë të sfidojnë makinerinë që atë e mban në pushtet.

Kjo është e vërteta që duhet ti thuhet opozitarëve këtu, përpara se tu hidhet hi syve me triumfin e shkëlqyer të një aleati të tyre. Jo, së paku në këtë moment, Orbani nuk është miku i demokratëve, për sa kohë ata pretendojnë se janë në betejë me një regjim të ngjashëm. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIBerishaviktor orban

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Një tjetër moderatore ikën nga Top Channel, ka kush e zëvendësoi

Një tjetër moderatore ikën nga Top Channel, ka kush e zëvendësoi

Stalini dhe Putini, ngjashmëritë dhe dallimet midis dy diktatorëve

Stalini dhe Putini, ngjashmëritë dhe dallimet midis dy diktatorëve

Gjykata heq pezullimin për Armand Dukën

Gjykata heq pezullimin për Armand Dukën

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, shkak era e fortë detare
Shqipëria

Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, shkak era e fortë detare

by mirseda
13:21 | 21/05/2025
0

Kapiteneria e portit të Vlorës ka vendosur të pezullojë përkohësisht lundrimin detar për të gjitha mjetet e...

Dr*gë e topa me valutë/ Dalin EMRAT dhe PRONARËT

Dr*gë e topa me valutë/ Dalin EMRAT dhe PRONARËT

12:56 | 21/05/2025
Samiti, zgjedhjet dhe “Giro d’Italia”, Proda falenderon efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët

Operacioni i madh ndërkombëtar antidrogë! Proda: Morën pjesë 349 policë

12:29 | 21/05/2025
Shiste doza në qytetin e Mamurrasit dhe në zonat përreth, arrestohet 57-vjeçarja

Shiste doza në qytetin e Mamurrasit dhe në zonat përreth, arrestohet 57-vjeçarja

12:25 | 21/05/2025
Natë “e egër” në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

Natë “e egër” në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

12:19 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com