“Më shumë sanksione kundër Rusisë nevojiten pas raportimeve për forcat ruse që vrasin civilë në qytetin Bucha, afër Kievit”, ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për një “masakër të qëllimshme” në Bucha, pasi gazetarët gjetën të paktën 20 trupa të shpërndarë në rrugë, por Rusia i ka quajtur këto pretendime “propagandë” lufte.
Macron i tha radios France Inter se kishte “të dhëna shumë të qarta” që tregonin se forcat ruse ishin përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today