Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

10 ditët që kthyen qeverinë në realitet…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dallimet Kosovë – Shqipëri

Nga: Lutfi Dervishi

10 ditë më parë kryeministri dhe gjysma e qeverisë nga lartësitë e vizitës në Dubai dhe e detyrës kumtuan se përballë krizës thjesht duhen shtrënguar rripat dhe dhëmbët. Protestat në Tiranë dhe rrethe e kthyen qeverinë me këmbë në tokë dhe kriza aktivizoi Kryeministrin si për të na kujtuar se në ditë normale ai mund t’i lejojë vetes vetëm të merret me çështje të mëdha (Ukraina, NATO, ngrohja globale etj) dhe nuk mund të merret me problemet e rëndomta të qeverisjes së Shqipërisë.

Kriza e rriti adrenalinën e Kryeministrit, i cili ktheu mbrapsht çfarë kishte thënë 48 orë më parë dhe nisi sulmin për të fituar opinionin publik!

Protestat nxorrën në shesh shkëputjen totale nga realiteti i përditshëm i qeverisë me të qeverisurit. Deklaratat të denja vetëm për meme të klasit të parë të anëtarëve të kabinetit (njëra pas tjetrës a thua se ishin koordinuar kush këput më shumë mufka) dhe mungesa totale e informacionit për gjendjen e tregut- tregojnë se qeveria (bën sikur) punon vetëm po pa njerëz në sheshe. Më keq se qeveria këtë radhë u kap opozita kryesore e vendit e cila në kohën kur mijëra njerëz ishin në sheh fliste për hapa para, hapa pas, a thua se të shtunën e shkuar ishte mbyllur në sallë dhe bënte prova në një kurs vallëzimi për mbrëmjen e matures.

Dyshoj se edhe sot e kësaj dite anëtarët e kabinetit e dinë gjendjen e çmimeve të ushqimeve, le më të kenë informacion për gjendjen e rezervës apo të kenë ndonjë ide për 3 ditët apo 3 muajt e ardhshëm. Në mungesë të informacionit konkret flet për krizën si një e keqe e pashmangshme me të cilën do të përballesh. Në këtë rast thjesht përhap panik dhe më shumë se lufta në Ukrainë, paniku i përhapur nga qeveria “çmendi” çmimet. Kriza si çdo krizë tjetër nxorri në pah mungesën e funksionimit të institucioneve (inspektoriatet, autoriteti konkurrencës, ministritë e linjës etj). Ndërkohë që çmimet në tregjet e vendit arritën dhe kaluan çmimet në vendet e BE-së, rrogat e shqiptarëve mund të arrijnë ato të BE-së në rastin më të mirë pas 40 vitesh!

Nëse kriza ka 7 ditë, ne jemi ende në orët e para të ditën hënë. Gjendja mund të vijë duke u përkeqësuar, por krizat nuk përballohen me propagandë, masa populiste dhe veprime kuturu. Kriza kërkon strategji të qartë. Plane konkrete. Veprime konkrete. Nuk rregullohet çatia ditën që bie shi!

Në momente krizash më shumë se fjalët vlejnë veprimet dhe ndonjëherë më shumë se veprimet vlejnë edhe gjestet dhe mesazhet që përcjell. Nëse tregon se edhe ti je një prej njerëzve të prekur, apo së paku e kupton se në çfarë gjendje janë të prekurit, ke fituar gjysmën e betejës.

Në takimet e djeshme të Kryeministrit me “grupet e interesit”- shqetësimi i parë i renditur ishte “trefishimi i çmimit hekurit” dhe fakti që ndërtuesit kanë ndërprerë punën. Mund të ishte artikuluar si shqetësim i parë bujqësia, mund të ishin artikuluar shtresat më të prekura,…etj

Problemet e sigurisë energjitike dhe sigurisë ushqimore do të jenë sfidat e mëdha me të cilat mund të përballet vendi. Kriza që është përpara është e pangjashme me tërmetin (ku na u ndodhën dhe na ndihmuan nga gjithë bota), është e pangjashme me pandeminë, kjo krizë më shumë se njerëzit do të testojë institucionet dhe qeverinë.

Sa për opozitën ajo është e zënë me punë më të rëndësishme dhe të komplikuara që ndoshta zgjidhen pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

Lajmi i mirë është se protesta e ktheu qeverinë në punë. Lajm i keq është nëse qeveria ende nuk e di çfarë pune duhet të bëjë.

Tags: Lutfi DervishiQeveria

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Zelensky e quan Jeruzalemin si “vendin e duhur” për bisedime

Zelensky e quan Jeruzalemin si "vendin e duhur" për bisedime

Sot ditë pushimi për administratën, ndërpritet ndriçimi në disa akse kombëtare

Sot ditë pushimi për administratën, ndërpritet ndriçimi në disa akse kombëtare

Të mos e ngatërrojmë “hallin” e PD me hallin e demokracisë

Udhëheqësit e protestave janë po aq të vjetër sa udhëheqësit e politikës

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi
Bota

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi

by mirseda
23:06 | 20/05/2025
0

Italia ka mbështetur sugjerimin e Presidentit amerikan Donald Trump se Vatikani mund të ndërmjetësojë bisedimet për negocimin...

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

23:04 | 20/05/2025
“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

22:58 | 20/05/2025
Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

22:53 | 20/05/2025
“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

22:40 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com