Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në mesditë, në zonën e Babrrusë në Tiranë. Një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë dhe është larguar. Sipas policisë, nuk ka pasur konflikt dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.