Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Ministrja e Ekonomisë: Me 130-140 Euro, një person nuk është i varfër

4 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ministrja e Ekonomisë: Me 130-140 Euro, një person nuk është i varfër

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj, ka dhënë një deklaratë që ka surprizuar qytetarët, ku tha në “Opinion” se një njeri në Shqipëri duhet të fitojë 130 deri 140 euro që të mos konsiderohet i varfër. Për të, me këtë rrogë familja mund të jetojë mirë.

Ju keni qenë edhe drejtoreshë e INSTAT. Sa duhet të jetë pagesa për një person që të jetojë, jo të marrë prodhime luksi? Sa duhet të marrë një shqiptar sot?

“Pagesa, se shqiptarët kanë paga, kanë dhe qira, kanë edhe remitanca. Ne nuk kemi një për një person, ne nuk kemi një përllogaritje, por kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Pra nuk kemi një përllogaritje se sa duhet të jenë të ardhurat e një personi, patjetër që kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Pyetja i referohet se sa duhet të gjenerojë një individ për të jetuar, për të mos u konsideruar i varfër. Kjo shifër është diku tek 130 Euro, 140 Euro për person”.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë ia bëri të qartë bizneseve furnizuese të ushqimeve se duhet që të mos abuzojnë me çmimet. Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve, ku u tha se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të mallrave të shportës.

Ai saktësoi faktin se kushdo që shkel, abuzon, apo nuk respekton çmimin e vendosur, do t’i konfiskohet prodhimi. Takimi i parë i bordit do të zhvillohen ditën e sotme, ndërsa vendimet pritet të lajmërohen ditët në vazhdim.

“Bord për çmimin e shportës, do të bëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe të bizneseve furnizuese. Çmimet e ushqimeve do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet që të abuzojë me to. Nëse kjo ndodh, do të konfiskohet prodhimi i tyre. Kjo do të ndodhë me ligj përmes një akti normativ. Kush do të lozë me çmimet jashtë asaj që vendoset, do të humbasë mallin. Sigurisht që do të keni dhe ju fitimin tuaj, por jo si e keni pasur pasi nuk ka sens në një kohë krize”, tha Rama.

Gjatë diskutimit me furnizuesit e ushqimeve, kryeministri Edi Rama tha se ata duhet të vendosin një çmim bazë mbi produktet e shportës. Ai ritheksoi faktin se është kundër ndërhyrjes në treg, dhe se dëshiron që të jetë një vendim me vullnet të lirë i furnitorëve dhe jo një detyrim. “Për ju biznesmenët është një mundësi për t’u larë nga mëkatet e këtyre viteve, sepse imagjinoni të nxirrni fitimet mbi gjakun e atyre atje dhe lotët e njerëzve këtu. Unë jam kundër ndërhyrjeve të shtetit në shtyllën kurrizore të tregut, jo se jam ideologjikisht i penguar të jem pro, por në kushte paqeje kjo është skandal, ndërsa në kushte lufte një domosdoshmëri. Prandaj jam këtu. E duam jo me detyrim, por me bindje dhe dëshirë. Ju jeni njerëz që nuk keni lindur të pasur, nuk e keni pasurinë nga trashëgimia familjare, e keni nisur nga hiçi”, tha kryeministri.

Tags: Delinda IbrahimajMinistrja e Financave dhe Ekonomisëshqiperivarferi

TË LIDHURA

Meta reagon nga qelia: Kurrë s’kam përdorur kartë bankare amerikane
Aktualitet

Meta reagon nga qelia: Kurrë s’kam përdorur kartë bankare amerikane

14:58 | 20/04/2026
Rama flet për shkrimet e mediave për“prejardhjen”e tij greke: Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare
Aktualitet

Rama flet për shkrimet e mediave për“prejardhjen”e tij greke: Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare

14:56 | 20/04/2026
Nisin punimet restauruese në kishën e Profetit Ilia në Lekël, u dëmtua nga zjarret e vjetshme
Aktualitet

Nisin punimet restauruese në kishën e Profetit Ilia në Lekël, u dëmtua nga zjarret e vjetshme

14:21 | 20/04/2026
Next Post
Vetëm 2 milionë votues ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve

Partia e Bojkotuesve ishte e para…

Ushtari lë a*mën dhe merr violinën, rrëqeth me performancën e tij në bunker

Ushtari lë a*mën dhe merr violinën, rrëqeth me performancën e tij në bunker

Jozefina Topalli: Nuk e njoh Grida Dumën. Kush është kjo?!

Jozefina Topalli: Nuk e njoh Grida Dumën. Kush është kjo?!







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

BE-ja bën “paqe” me Hungarinë, Komisioni Europian flet për bisedime  konstruktive me “qeverinë e re”
Bota

BE-ja bën “paqe” me Hungarinë, Komisioni Europian flet për bisedime konstruktive me “qeverinë e re”

by mirseda
15:00 | 20/04/2026
0

BE-ja i vlerëson si “jashtëzakonisht konstruktive” bisedimet me atë që pritet të jetë qeveria e re hungareze....

Meta reagon nga qelia: Kurrë s’kam përdorur kartë bankare amerikane

Meta reagon nga qelia: Kurrë s’kam përdorur kartë bankare amerikane

14:58 | 20/04/2026
Rama flet për shkrimet e mediave për“prejardhjen”e tij greke: Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare

Rama flet për shkrimet e mediave për“prejardhjen”e tij greke: Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare

14:56 | 20/04/2026
Nisin punimet restauruese në kishën e Profetit Ilia në Lekël, u dëmtua nga zjarret e vjetshme

Nisin punimet restauruese në kishën e Profetit Ilia në Lekël, u dëmtua nga zjarret e vjetshme

14:21 | 20/04/2026
Selin fitoi edicionin e5  të BBV“Kupa shkoi për mbretëreshën time”, babai i saj për “Shqipëria Live”

Selin fitoi edicionin e5 të BBV“Kupa shkoi për mbretëreshën time”, babai i saj për “Shqipëria Live”

14:07 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com