Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!

Nga: Lutfi Dervishi

Një ditë para nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, opozita shqiptare në Tiranë organizoi një miting në sheshin Skënderbej ku kërkonte dorëheqjen e qeverisë.

Një ditë më pas, 24 Mars 1999 bombat mbi Serbi, ndryshuan gjithçka. Mitingu i radhës në Sheshin Skënderbej u bë me moton “Një komb, një qëndrim”. Sheshi ishte mbushur me socialistë dhe demokratë dhe në tribunë ishte edhe kryeministri edhe lideri i opozitës së kohës. Në javët në vijim shqiptarët hapën dyert nga Vermoshi në Konispol për të strehuar mbi 700 mijë shqiptarë të Kosovës të shpërngulur me dhunë nga trojet e veta.

Kjo është histori që sot mund të përsëritet. Nëse Shqipërisë i trokasin mijëra refugjatë nga Ukraina, do të jenë shqiptarët që do të hapin dyert. I gjithë kapaciteti shtetërore që kemi është strehimi i 80 maksimumi 100 persona në Qendrën e pritjes së Azilantëve në Tiranë.

Manifestuesit, (të cilëve më shumë u shkon epiteti eskursionist se protestues) nuk kanë dalë në shesh për të turpëruar veten, për të turpëruar vendin madje as për të turpëruar qeverinë.

Kanë dalë në shesh se kanë parë që qeveria nuk lëvizte. Për këdo që ndjek zhvillimet politike, qoftë edhe me indiferencë, e kupton që gjëja e fundit që i vjen në mend manifestuesve është rrëzimi qeverisë. Me gjendjen që është sot opozita, një krizë politike favorizon qeverinë. Dhe mungesa e opozitës ndoshta është arsyeja që qeveria mezi po ngrihet nga gjumi!

Qeveria reagoi me vonesë (e fundit) për çmimin spekulativ të karburantit dhe ende nuk po reagon për spekullimet në çmimet e artikujve të konsumit të përditshëm. Sot, ngritja e çmimeve është për shkak të panikut ç’ka ka çuar në spekullime.

Nesër gjendja mund të vijë duke u përkeqësuar si në tregun e energjisë ashtu edhe në atë të artikujve bazë të ushqimit. Lufta nuk është dasëm! Por ajo që është e dukshme është se askush në qeveri nuk duket të ketë një ide se çfarë do të thotë sot të blesh një bukë, një kg oriz/miell/sheqer/vaj etj. Në një vend normal një politikan që nuk di këto çmime nuk ka të ardhme në politikë, këtu duket është premisë për t’u ngjitur më lart.

Në të gjitha vendet e rajonit dhe në BE kanë qenë qeveritë që kanë lëvizur të parat me masa emergjente dhe me politika specifike për t’i përgjigjur krizës. Këtu, në mungesë të reagimit të qeverisë, reaguan njerëzit. Parrullat se ‘çmimet i cakton tregu”, “jemi në luftë”, “nuk ka vdekur njeri për bukë” nuk vlejnë. Gjithçka ka ndryshuar dhe botën e “luftës”, nuk mund ta shpjegosh me kumtet e botës normale.

Manisfetimi nuk është turp. Protestat bëhen që të dëgjohet zëri i qytetarëve. Kur njerëzit dalin në rrugë, pa frymëzim dhe organizim të partive politike, ata e kanë tejkaluar politikën. Kur dalin manifestues në Gramsh, qeveria duhet të kuptojë se kriza ka prekur nervin e njerëzve përfshi edhe militatët e majtë. është njëlloj sikur anëtarët e këshillit të sigurisë kombëtare në Rusi të ngrihen kundër Putinit.

Manisfestuesit në Tiranë çfarëdo që të bëjnë nuk e turpërojnë vendin më pro NATO, më pro BE, më pro SHBA. Shqiptari e ka ndarë bukën më “mikun” në ditë të mirë dhe në ditë të keqe. Ai që del në rrugë sot proteston që nesër, kur t’i vijë miku të mos ndihet ngushtë se nuk ka se çfarë të ndajë me të.

Dhe kur flasim për turp për manisfestuesit në Tiranë, nuk di çfarë fjale duhet të përdorë Presidenti i Serbisë për protestat pro Putinit në Beograd.

Tags: BeogradLutfi Dervishiprotestatirane

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Rriten temperaturat, moti nesër parashikohet i kthjellët dhe me vranësira

Rriten temperaturat, moti nesër parashikohet i kthjellët dhe me vranësira

Prezantuesja ruse jep dorëheqjen dhe largohet nga vendi i saj

Prezantuesja ruse jep dorëheqjen dhe largohet nga vendi i saj

47% e të sëmurëve kronikë me diabet dhe hipertension

47% e të sëmurëve kronikë me diabet dhe hipertension







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë
Showbizz

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

by mirseda
22:39 | 27/12/2025
0

Banori i parë që i shpëtoi nominimit në shtëpinë më ta famshme në Shqipëri është Kristi. Shpëton...

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com