Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kartelet e shpallura dhe abuzuesit e vegjël me çmimet

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kartelet e shpallura dhe abuzuesit e vegjël me çmimet

Nga: Eduard Zaloshnja

Fjala “kartel” në leksikun ekonomik përdoret për marrëveshje të qëndrueshme mes prodhuesve/tregtarëve të mëdhenj, për të paracaktuar në unison lëvizjet në çmimet dhe/ose sasitë e mallrave.

Meqë marrëveshje të tilla dëmtojnë konkurencën e lirë, ato janë ndaluar me ligj në SHBA qysh nga fundi i shekullit 19. Madje dënohen si vepra penale, në qoftë se provohen me fakte marrëveshje të fshehta mes prodhuesve/tregtarëve të mëdhenj, për mbajtjen lart të çmimeve me shumicë në degë të caktuara të ekonomisë.

Në Shqipëri, shoqata e hidrokarbureve, shoqata e prodhuesve të miellit, etj. etj. dalin here pas here në media, dhe deklarojnë hapur se, për këtë apo atë arsye, kanë vendosur ta rrisin kaq e aq përqind çmimin e produktit të tyre kryesor.

Një anatemë e konkurencës së lirë kjo!!! Në SHBA do të përfundonin në burg, sepse provat do të ishin me zë e me figurë në media…

Në shumicën dërrmuese të shteteve të SHBA-së, përveç ligjit të mësipërm federal, ka edhe ligje lokale që ndalojnë atë që në anglisht quhet “price gauging” (përkthimi në shqip është pak i gjatë: abuzim me çmimet me pakicë nga dyqanxhijtë në raste krizash akute).

Bazuar në këto ligje, një dyqanxhi konsiderohet se ka kryer vepër penale, në qoftë se e rrit ndjeshëm marzhin e fitimit për mallrat që ka gjendje në dyqan (duke i rritur ndjeshëm çmimet e shitjes, ndërkohë që mallrat i ka blerë para krizës me çmime normale me shumicë). Këto ligje vlejnë në rastet e krizave të forta të menjëhershme.

Price gauging ka ndodhur kudo në Shqipëri këto ditë. Rritja e çmimeve nëpër dyqanet e lagjeve i ka çmendur pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulta. Por këtu s’ka ligje që penalizojnë price gauging. Madje edhe sikur të kishte, administrata shtetërore s’e ka as vullnetin e as aftësinë për ta parandaluar një fenomen të tillë…

Tags: abuzimetçmimet e lartaEduard Zaloshnja

TË LIDHURA

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
Next Post
“Mos më prek”, deputeti konfliktohet me policinë. Qytetarët bllokojnë rrugët

"Mos më prek", deputeti konfliktohet me policinë. Qytetarët bllokojnë rrugët

Florjan Binaj nxjerr videon: 7 makina policie ndjekin nga pas studentët

Florjan Binaj nxjerr videon: 7 makina policie ndjekin nga pas studentët

Zelenskiy i drejtohet popullit: Rusisë s’do ti japim asnjë copë tokë!

Zelenskiy i drejtohet popullit: Rusisë s’do ti japim asnjë copë tokë!

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë
Kultura

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

by mirseda
23:07 | 31/07/2025
0

Qytetit i Konispolit është shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave si Ansambël Arkitektonik Urban. Ministri Blendi...

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

23:04 | 31/07/2025
Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

23:02 | 31/07/2025
Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

22:16 | 31/07/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com