Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Euro bie për të dytën ditë radhazi, kursi drejt kthimit në normalitet

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Euro bie për të dytën ditë radhazi, kursi drejt kthimit në normalitet

Leku vazhdoi edhe ditën e sotme të rimëkëmbë pozitat e veta në kursin e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 123.72 lekë, afërsisht një pikë më pak krahasuar me ditën e djeshme. Që nga dita e martë, kur euro pati arritur nivelin më të lartë në pothuajse dy vjet, kursi në raport me lekun ka rënë me 3.4 pikë.

Kthimi i kursit pranë vlerave të mëparshme ka ardhur kryesisht falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, që në tre ditët e fundit ka ndërhyrë duke shitur euro, për t’iu përgjigjur kërkesës dhe për të qetësuar një lloj paniku që kishte përfshirë tregun valutor që prej fillimit të javës së kaluar. Ngjarja që i dha shtysën kryesore forcimit të fortë të euros kishte qenë blerja në sasi të mëdha e valutës për nevoja të importit të energjisë elektrike nga kompanitë e këtij sektori. Gjithashtu, zhvillimet e lidhura me luftën në Ukrainë dhe me rritjen e fortë të çmimeve të mallrave të konsumit kanë krijuar një pasiguri të lartë dhe shtim të blerjes së euros në tregun valutor. Jo më pak i rëndësishëm në ditët e fundit ishte bërë edhe faktori psikologjik dhe pritshmëritë e krijuara, që në tërësinë e tyre ngushtuan ofertën dhe zgjeruan kërkesën për euro në tregun valutor, duke e nxitur më tej drejt rritjes kursin e monedhës europiane.

Edhe në këtë rast ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë ka rezultuar mjaft e efektshme dhe e ka qetësuar shpejt tregun. Vlerat e hedhur në treg do të bëhen të ditura në fund të tremujorit pasardhës, megjithatë për shkak të përmasave të vogla që ka tregu valutor në Shqipëri zakonisht injektimet e valutës së nevojshme për të qetësuar tregun në këto raste nuk janë shumë të mëdha. Në fund të marsit 2020, Banka e Shqipërisë shiti pak më shumë se 20 milionë euor për të shuar efektin që krijoi shpërthimi i pandemisë. Stabilizimi i kursit të këmbimit në këtë situatë është i rëndësishëm, jo vetëm për të ruajtur stabuilitetin e tregut financiar, por edhe për të frenuar presionet inflacioniste shtesë, në një kohë kur ekonomia po përballet me një valë të rritjes së shpejtë të çmimeve, sidomos të mallrave të konsumit. Rezerva relativisht e madhe valutore e vendit, prej afërsisht 5 miliardë eurosh në fund të janarit, përbën një faktor sigurie dhe një instrument për të amortizuar goditjet e këtij lloji në kursin e këmbimit. Megjithatë, ekspertët mendojnë se efektet globale të luftës në Ukrainë ngelen në vazhdimësi një faktor rreziku për inflacionin, kursin e këmbimit dhe balancat makroekonomike të vendit.

Përveçse ndaj euros, leku fitoi për të dytën ditë radhazi pikë edhe ndaj shumicës së valutave të tjera. Dollari amerikan u këmbye sot me afërsisht 112 lekë, ndërsa të martën kishte arritur nivelin e pothuajse 117 lekëve. Edhe paundi britanik ra në 147.4 lekë, 7 pikë më pak krahasuar me kursin e ditës së martë, kur kishte arritur nivelin më të lartë të viteve të fundit. Në përgjithësi, kursi i monedhave të tjera me lekun reflekton pozitat e tyre kundrejt euros dhe është më pak i lidhur me faktorët e brendshëm të tregut valutor shqiptar./Monitor

Tags: Banka e Shqipërisëeuroleku

TË LIDHURA

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

22:56 | 11/07/2025
U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital
Aktualitet

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat
Aktualitet

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
Next Post
Haradinaj: Nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë, b*mbardohet Beogradi

Haradinaj: Nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë, b*mbardohet Beogradi

Çfarë e pret PD-në pas dy Kongreseve në një javë?

Gjekmarkaj: Berisha s’ka fituar, është humbës si Basha, të largohet!

Bisedimet Rusi-Ukrainë/Turqia: Mos prisni mrekulli në një takim

Bisedimet Rusi-Ukrainë/Turqia: Mos prisni mrekulli në një takim

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com