Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Rikthimi ndodhi më 6 mars”, Berisha: Do garoj për kryetar të PD-së

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Rikthimi ndodhi më 6 mars”, Berisha: Do garoj për kryetar të PD-së

Ish-kryeministri Berisha njoftoi kandidaturën e tij për t’u zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike, nëse selia blu shkon në zgjedhje të brendshme. Ai i cilësoi zgjedhjet e pjesshme vendore, si një rikthim të tij në skenën politike.

“Duke vlerësuar çdo lloj propozimi, mund të them një gjë; ata të cilët nuk kanë respekt për votën, nuk i referohen votes, dëshmojnë një mentalitet totalitar mjeran, çfarëdo qofshin. Gjithçka Sali Berisha në këtë kohë të shkurtër, nuk u ka premtuar shqiptarëve asgjë përveç votës së lirë. Nëse bëni analizën se si ka mundësi që 70% e popullit opozitar, u rreshtuan në krahun e tij, atëherë duan votën e tij. Çdo gazetar, analist që do të diskutojë për problemin nëse rast se del jashtë boshtit të votës së lirë, ka një arsyetim të rrezikshëm që nuk ka gjë të përbashkët me arsyetimin e njerëzve të lirë. Së pari, a i qëndroj unë deklaratës? Nuk mund të gjesh deklarata të Sali Berishës që nuk i ka mbajtur. Përpara disa muajsh, Berisha ishte një deputet i thjeshtë.

Me humbjen e partisë së tij, aksionet e tij ranë në shifra të mjera. Besoj se në rast se 6 Marsi faktoi katërcipërisht një të vërtetë, ajo është rikthimi i Sali Berishës. Rikthimi i tij me një mbështetje prej 31% të elektoratit shqiptar. Dhe dua t’ju rrëfej këtu, siç keni konstatuar, unë bëra fushatën më intensive në zgjedhjet lokale. Nuk gjeni ju që unë të kem qenë kaq shumë herë në zgjedhjet lokale. U detyrova ta bëj këtë jashtë dëshirës time. Sepse çfarë ishte kjo, për ata që e njohin zgjedhjet ishte një personalizim në rrafsh të përgjithshëm. Meqenëse morën me arbitraritet Edi Rama, mori logon dhe ia dha kallpit të tij.

Meqënëse zonja guvernatore i lejoi vetes të ndërhyjë në mënyrë antidemokratike në fushatë kundër Sali Berishës, dua t’ju thoja, unë jam Sali Berisha. Ky që thotë zonja guvernatorë, dhe ky që i kanë marrë logon me të cilën ai, ajo parti ka garuar për 30 vite. Të gjitha këto i them këtu se është jashtë çdo lloji imagjinate që unë të devijoj nga ky kurs, nga vendimi im i shpallur përpara demokratëve që do garoj për kryetar të PD-së, por duke garantuar çdo personalitet që dëshiron të hyjë në garë, kushte të barabarta. Duke garantuar demokratët se do pranoj rezultatet e tyre pa asnjë koment. Ky është qëndrimi im. Rikthimi ka ndodhur në 6 mars”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar heqjen e TVSH nga nafta dhe nga energjia elektrike. Po ashtu ish-lideri i Partisë Demokratike ka kërkuar që qeveria të japë bonuse për familjet në nevojë, që të përballojnë krizën energjitike.

“Kërkojmë heqjen me urgjencë, heqjen e plotë të TVSH nga nafta dhe nga energjia elektrike. Kërkon rimbursim me bonus për familjet në nevojë shtesë për krizën energjitike. Së treti, kërkon heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekë dhe me këto lëvizje çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth. Por meqënëse Edi Rama i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës para se tu thotë shqiptarëve se do shihni kodra me kufoma, duhet para së gjithash të marrë këto masa”, tha Berisha.

Një masë të fundit që mund të marrë shteti, sipas Berishës, është ndërhyrja në treg. “Ndërhyrje direkte e shtetit direkt në treg, është si hap i fundit. E konsideroj të pa përgjegjshëm qëndrimin e Edi Ramës. Se kërkon ta mbulojë duke mbjellur terror”.

Më tej, Berisha paralajmëroi protesta nëse këto kërkesa nuk do merren në konsideratë. “Të marrë masa ose opozita shqiptare do të jetë në rrugë. Kundër spekulimeve në naftë dhe në produkte të tjera”, tha Berisha.

 

Tags: BerishaZgjedhjet

TË LIDHURA

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Next Post
Ukrainasit thonë se autokolona e evakuimit është bllokuar

Ukrainasit thonë se autokolona e evakuimit është bllokuar

Britania furnizon me a*më antitank Ukrainën, që të mbrohet nga Rusia

Britania furnizon me a*më antitank Ukrainën, që të mbrohet nga Rusia

Përgjime për ministra e funksionarë të tjerë/ Grida Duma paralajmëron “tërmet”

“PD s’mund të humbas prej një dështaku”, Grida Duma merr vendimin drastik







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com