Paraditja do jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat jugore.
Por në vijim, vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në ultësirën perëndimore.
Sipas MeteoAlb, në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C. Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.