Kryeministri Rama ka dënuar sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, duke vënë në dukje se Shqipëria bashkohet me NATO-n dhe aleatët e BE-së.
Kreu i qeverisë ka bërë një postim në “Twitter”, ku shkruan se mendimet e Shqipërisë janë me popullin ukrainas.
“Ne bashkohemi me NATO-n dhe aleatët e BE-së në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, shkruan kryeministri Rama në “Twitter”.
We join our @NATO and #EU allies in the firm condemnation of Russia’s agression. Our thoughts are with the Ukrainian people.
— Edi Rama (@ediramaal) February 24, 2022