Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar gjyqin e dytë ndaj Armand Dukës. Gjykata e Tiranës thotë se FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar ankesat në gjykatë. Në këtë formë, pezullohet Komiteti Ekzekutiv i FSHF për zgjedhjet e 2 marsit dhe pezullohet Komisioni Verifikimeve në FSHF per zgjedhjet e 2 marsit.
Me këtë vendim, mandatet e Armand Duka, Ilir Shulku, Kokëdhimës, mbeten të pezulluara deri në një vendim për shkeljet e dyshuara.