Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rasti “Duka” dhe sindroma e pushtetit të përjetshëm

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rasti “Duka” dhe sindroma e pushtetit të përjetshëm

Nga: Mustafa Nano

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kur u largua nga Tirana, la të kuptohej se autoritetet shqiptare ishin tërhequr para tij. Në të vërtetë, rrallë më kishte qëlluar të shihja një vizitor më arrogant në Shqipëri. Rama që shquhet për arrogancën e vet, gjithashtu, atë ditë dha me përulësi lajmin se “takimi me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte më i mirë për qëllimin e përbashkët te zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori”, duke lënë shijen e një zbythjeje përballë boss-it të futbollit europian, që nga ana e vet ishte i prerë pas takimit: “Nëse UEFA nuk ndërhyn në zgjedhjet për kreun e FSHF-së, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë. Nëse gjërat do të jenë kështu, dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së kompeticionit ‘Conference League’ në Tiranë është i sigurt.”

Por vendimi i Gjykatës për t’i bërë nul votimet e shoqatës rajonale të Tiranës në FSHF e ka rihapur lojën. Nëse nuk rihap lojën, të paktën rihap diskutimin mbi atë që ndodh në botën e futbollit, që ngjan të jetë një shtëpi me dyer të mbyllura. Tentoi Veliaj t’i hapte dyert e saj, t’i hapte me rrapëllimë, madje t’i shqyente në mënyrë të dhunshme e mujshare, duke krijuar frikën se kjo maxhorancë, sikur të mos i mjaftojë çfarë ka nën kontroll (ka pothuajse gjithçka; pas pak do shtjerë në dorë edhe Presidencën), po rrëmben edhe futbollin. Zelli dhe tonet e përdorura nga Veliaj e dhanë këtë përshtypje, por zhurma rreth tahmasë së pushtetit nuk duhet të na pengojë të themi disa gjëra për futbollin tonë. Është rasti më i mirë për t’i thënë këto gjëra. Dhe rastin nuk e bën vendimi i Gjykatës, por gara e përplasja në FSHF. Ne e pamë se çfarë ndodhi para se të dilte vendimi i Gjykatës. Ishte shumë e shëmtuar ajo që ndodhi. Ishte panevojshmërisht e shëmtuar. Federata nuk kishte pse të na i jepte atë shfaqje. Nuk kishim nevojë për një provë tjetër se, kur vjen puna te zgjedhjet, ne shqiptarët mbytemi me një pikë ujë. Dimë shumë mirë se si ta katranosim punën. Ta katranosim punën pa qenë nevoja për ta katranosur. Dhe më besoni, nuk ka soj më të çuditshëm njerëzish sesa ata që e katranosin punën pa qenë nevoja. Sepse mund të kuptohet dikush që e katranos, sepse ia lyp puna ta katranosë, por nuk ka burrë nëne të kuptojë dikë që katranos gjërat paraqendé.

Ja, thomëni ju se pse dreqin duhet të jenë gjërat kaq të ndërlikuara kur është fjala për zgjedhje brenda forumesh që përfaqësojnë një komunitet të vogël njerëzish. Dhe në këtë pikë, përgjegjësia është e Armando Dukës, i cili duhet të garantonte korrektesën e transparencën e këtyre zgjedhjeve, sidomos në rrethanat, kur mbi FSHF-në ishin drejtuar të gjithë reflektorët e kur Duka ishte nën pusinë e pushtetit e politikës. Ishte rrethana kur mund t’u tregonte të gjithëve se është politika që është gabim, se është Erion Veliaj që po kalon vijën e kuqe “me betejën e jetës së vet”, dhe kjo mund të tregohej duke bërë zgjedhje normale, të qeta, në respekt të rregullave. Ai e kishte në dorë të bindte publikun se ai ishte President i FSHF-së, dhe do të ishte sërish President, si shprehje e vullnetit të atyre që janë përfshirë në organizimin e futbollit shqiptar. Një njeri që e kërkon mandatin për herë të gjashtë na i ka borxh të na mbushë mendjen, se “ok, gjashtë mandate janë shumë, janë një teprim orwell-ian, por janë në fund të fundit produkt i lojës demokratike”.

Në këtë pikë, Duka nuk përbën një rast të veçantë, sidoqoftë. Rama, Berisha, Meta janë në kërkim të “mandatit të gjashtë”, gjithashtu. Por dikush nga këta (do të ishte e preferueshme “të gjithë”) duhet të mendojë për largimin e vet, për largimin e fismë e të pabujshëm, për largimin me dorëheqje, për largimin pavarësisht se “populli” i do, dhe u kërkon të rrinë, pavarësisht se “populli” i konsideron të pazëvendësueshëm. Sepse boll është boll.

Demokracia mund të shtihet në punë si alibi për çdo gjë, por jo për të përjetësuar veten në pushtet. Se ja, unë pyes: Për çfarë i duhet Dukës një mandat i gjashtë “me se s’bën, me çdo kusht”? Unë mendoj se nuk i duhen në asnjë rrethanë gjashtë mandate, as pesë nuk i janë dashur, as katër gjithashtu, as tre madje, dhe këtë e mendoj ca më shumë për politikanët që po na kërcënojnë këto kohë, njëri se do të marrë edhe mandatin e katërt, e këtë e tha pa filluar të tretin (!!!), e dy të tjerë se do të jenë në rolet e funksionet që kanë edhe tridhjetë vjet të tjera (!!!), ndonëse koha e tyre ka mbaruar, ndonëse ata kanë treguar se nuk kanë ç’të na ofrojnë tjetër veç pështymave ndaj sho-shoqit që s’e kanë për gjë t’i lëpijnë me qejf me t’i nxjerrë tërbueshmërisht nga goja. Dhe unë pyes: Pse nuk dinë të ikin këta njerëz? Pse ikja prej pushtetit qenka kaq e tmerrshme? Duhet të jetë një karakteristikë e sojit tonë. Nuk ka se si të jetë ndryshe. Përderisa amerikanët, kanadezët, britanikët, francezët, italianët (Mattarella i shkretë donte të ikte, dhe e mbajtën me zor) lënë pa të keq poste që janë ku e ku më të rëndësishme sesa postet këtyre anëve tona, atëherë i bie një ka një problem me ne. Dhe ne duhet të përballemi me këtë problem. Dhe kjo përballje duhet të trajtohet si një nga sfidat tona kombëtare. Lëri të tjerat, por kalcifikimi i disa njerëzve në pushtet vret ëndërra, vret shpresën për pak meriokraci, dhe e mbyll lojën brenda një grushti personash, duke lënë pas dore e shpërfillur energji, dije e qindra mijra e miliona persona të tjerë, të cilëve kështu u zvjerdhet për fare vendi i tyre, nuk e shohin si të tyrin, por e shohin si “të atyre”, si të atij grushti njerëzish që kanë pushtuar gjithçka. Është kjo arsyeja kryesore pse shqiptarët duan ta lënë vendin e tyre një orë e më parë.

Po kthehem te Duka, ndonëse nuk është Duka që më shqetëson. Më shqetëson monopolizimi i lojës, si të ishte një lodër, më shqetëson me fjalë më të thjeshta loja e mbyllur, rezultati i së cilës njihet që më parë. Në FSHF, kushdo që të kandidojë përballë Dukës, e ka humbjen të sigurt. Dhe afërmendsh, kjo nuk ndodh sepse Duka është më i zoti. Ndodh sepse i gjithë sistemi është organizuar në mënyrë të tillë që Duka të fitojë, që Duka të mbetet i padiskutueshëm. Edhe sikur të kandidojë Igli Tare që është një nga shqiptarët e suksesshëm në Europë në fushën e menaxhimit të futbollit, ai Dukën nuk e mund dot. Edhe sikur Zoti vetë të zbarkojë te FSHF-ja në këtë moment elektoral, përballë Dukës do t’i ngjajë vetja i pafuqishëm e do fillojë të mendojë “jam Unë a s’jam Unë”. Sepse futbolli shqiptar, në ndryshim nga universi, ka një zot të vetin. Ashtu si edhe sektorë të tjerë të jetës shqiptare.

Mirëpo, sikur të mos mjaftojë fakti që i gjithë sistemi që është ngritur ka Dukën në qendër, na ndodh edhe manipulimi i zgjedhjeve. Oh, jo, kjo nuk duhet të ndodhë, të paktën këtë të na i kursejnë. Është shumë e shëmtuar.

Unë e di që nuk është Duka kryemodeli që duhet denoncuar në këtë histori. Modelet e shëmtuara, nga të cilët ndoshta edhe Duka vetë ka mësuar, siç e thashë më sipër, na i jep politika. Por Duka është personazhi i ditës. FSHF-ja është çështja e ditës. Dhe prandaj, dua ta mbyll këtë shënim me një thirrje drejtuar Dukës: “Jepe shembullin që s’e ka dhënë askush. Dil e thuaj se ‘mjaft është mjaft’. Ke për t’u njohur kështu si një burrë zotni. Dhe me këtë rast bllokoje garën, në mënyrë që ajo të riorganizohet e të rifillojë nga e para, me rregulla të reja e të qarta, ku edhe politikës të mos i lihet asnjë rol për të luajtur, me kandidatë të tjerë, në mënyrë që futbolli shqiptar të ketë më në fund një President të ri, i cili me shpresë do të sjellë një frymë të re.”

Tags: fshfmustafa nanouefa

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Anxhelina: Beatrix boll ka toleruar, vjen reagimi i papritur i Bora Zemanit

Anxhelina: Beatrix boll ka toleruar, vjen reagimi i papritur i Bora Zemanit

CIA zbulon ditën kur Rusia do të p*shtojë Ukrainën

CIA zbulon ditën kur Rusia do të p*shtojë Ukrainën

Dialogu “ngri e shkri” mes Shkupit dhe Sofjes

Dialogu "ngri e shkri" mes Shkupit dhe Sofjes







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Qeveria miraton fondin 2026 për bujqësinë, mbështetje për fermerët dhe blegtorët
Ekonomi

Qeveria miraton fondin 2026 për bujqësinë, mbështetje për fermerët dhe blegtorët

by mirseda
16:23 | 30/03/2026
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin në buxhetin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit...

Ndërtimet pa leje/ IKMT nis prishjen e objekteve në Shkodër

Ndërtimet pa leje/ IKMT nis prishjen e objekteve në Shkodër

15:21 | 30/03/2026
Aksident në Fier–Patos, burri që lëvizte me biçikletë përplaset nga makina

Aksident në Fier–Patos, burri që lëvizte me biçikletë përplaset nga makina

15:14 | 30/03/2026
Berisha: Prej tetë muajsh janë bllokuar ngritjet e Komisioneve Hetimore

Berisha: Prej tetë muajsh janë bllokuar ngritjet e Komisioneve Hetimore

14:55 | 30/03/2026
Ilir Beqaj kërkon lirinë, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë të martën kërkesën e ish-ministrit

Ilir Beqaj kërkon lirinë, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë të martën kërkesën e ish-ministrit

14:41 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com