Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Luli e ka të pamundur…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës për tek Rama

Nga: Artur Ajazi

Sali Berisha ka 31 vjet që konsumon politikë, dhe kjo nuk është pak. Eshtë njeriu “kampion” në ish-vendet socialiste, që hyri dhe nuk pranon të dalë nga politika. Ai ka fituar zgjedhjet e para pluraliste në Marsin e 1992, dhe i humbi në 1997 pas rrebelimit popullor për vjedhjen e parave nga piramidat e ish-ministrave të tij dhe vjedhjes së votave. Bëri opozitë të fortë (sipas mënyrës dhe kohës tij),  dhe erdhi sërish në pushtet (falë një marrëveshje me “armikun” e tij).

E mbajti 8 vjet të tjera pushtetin, duke njollosur dhe damkosur lirinë, demokracinë dhe mendimin pluralis, derisa iku me votën e mbi 1 milion shqiptarëve në 2013. Ishte fitore e madhe në fakt, ikja e tij nga politika. Por ja që, e paskësh patur false deklaratën e dorëheqjes. Ai ka qenë në PD gjithë kohën. Ai nuk lëvizte nga zyra, nga përgjuesit e tij, për të mbajtur nën “hijen” e tij pasuesin e përzgjedhur politik, Lulzim Basha. Prej 2013 deri sot, Partia Demokratike ka njohur vetëm humbje elektorale. Dhe kjo padyshim sot i faturohet Bashës.

Ish-kryetari dhe berishistët akuzojnë Lulin “për humbës serial”, duke harruar  në fakt se ka një humbës real politika shqiptare, Sali Berisha. Gjithmonë duke mos i mohuar “meritat” edhe Lulzim Bashës. Në vitin 1992 Berisha erdhi në pushtet me një rezultat zgjedhor mahnitës, që tregonte urrejtjen e popullit ndaj diktaturës, kur PS-ja e asaj kohe, mori vetëm 38 vende në Parlament. Por pas kësaj periudhe,  Sali Berishën  e ka ndjekur “hija” e humbjes, paçka se gjithë jeta e tij në politikë, ka qenë pazarllëk. Por pavarsisht këtyre, ai sot vazhdon të lëvrijë në politikë.Ka krijuar Foltoren, Grupin e Rithemelimit, ka gjetur aleanca zgjedhore, dhe ka shumë gjasa, të  kapë ndonjë bashki, pasi deri sot Basha nuk ka mundur të mposhtë ndikimin e tij në bazë.

Kujtojmë se, në 2013-a, Berisha pësoi humbjen më spaktakolare në historinë e demokracisë shqiptare, megjithatë, nuk iku nga politika, edhe pse deklaroi “largimin pa kthim”. Në fakt edhe pas asaj, ai ruajti vendin në Parlament,  dhe vazhdoi të jetë aktiv në media, megjithëse kjo e dëmtonte rëndë emrin dhe pozicionin e Bashës. Personalisht mendoj se, Lulzim Basha ka peshën e tij në humbjet elektorale të Partisë Demokratike, dhe duhej të ishte larguar. Por ja që, ka disa momente kur njeriu sikur “zgjohet” nga përgjumja dhe nis të kërkojë të drejtat e mohuara.Deri në 9 Shtator, këto të “drejta”, duket sikur ja kishte “mohuar” Berisha.

Por tani që ai nuk është më pjesë e selisë blu, përse Luli nuk “ecën vetë”, kush e pengon, kush ja mohon, aq më tepër që partinë e ka bërë siç ka dashur ? Deri para 6 muajsh deklaronte se “Berisha më dublonte, më urdhëronte, më çensuronte”, ndërkohë që nuk kemi parë asgjë ndryshe deri sot, pas përjashtimit  të tij. Baza e Partisë Demokratike, mbetet e dyzuar, dhe Luli do ta ketë shumë të vështirë ta ribashkojë dhe riafrojë rreth vehtes. Lulzim Basha, edhe pse përpiqet sot të jetë ai “lideri” i opozitës, sërish duhet thënë se, e rëndon shumë damka  si “humbës serial” në PD.

Në 8 vjet si kryetar de jure i asaj partie, ai ka prodhuar aq shumë tensione, zhgënjime, ndarje, përjashtime, sa një pjesë e madhe e elektoratit të djathtë ka zgjedhur të mos ta votojë më. Dhe kjo në fakt pritej. Me mënyrën se si prodhon politikë Lulzim Basha sot, ai prezantohet më tepër si arrogant, me gjuhën e fyerjeve (si Berisha) duke humbur kohën me akuza personale ndaj ish-kryetarit, duke reflektuar mangësi në kulturën politike. Në 8 vjet e ca, Lulzim Basha, shkarkoi dhe përjashtoi aq shumë nga partia, aq sa ai nuk mund të jetë më kurrë më një faktor bashkues i demokratëve, aq më tepër i të djathtës shqiptare.

Tags: Artur AjazibashaBerisha

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Ngricat dhe mungesa e prodhimit shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve

Ngricat dhe mungesa e prodhimit shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve

Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, temperaturat në rënie të lehtë

Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, temperaturat në rënie të lehtë

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Njihuni me këmbimin valutor, 8 shkurt 2022

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Trump nënshkruan urdhrin
Bota

Trump nënshkruan urdhrin

by mirseda
08:18 | 04/06/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër që dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe...

Parashikimi i motit për sot, 4 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 4 qershor 2025

08:13 | 04/06/2025
Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

22:55 | 03/06/2025
Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

22:30 | 03/06/2025
Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com